Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Zhvillimi i një produkti grimi

Në ditët e sotme, pothuajse çdo produkt kozmetik në treg ka një formulë unike të krijuar për të përmbushur nevojat specifike. Disa janë të dizajnuara për njerëzit me lëkurë të thatë, e disa të tjerë për ata që kanë lëkurë me vaj. Ngjyrat dallojnë shumë nga njëra-tjetra. Dhe kompanitë duhet të jenë në hap me kohë lidhur me ndryshimin e vazhdueshëm të stilit.

“Ne gjithmonë kërkojmë diçka të re,” thotë Hasher. “Ne duam të bëjmë diçka që ndjehet ndryshe nga sa kanë të gjithë.”

Shumë baza moderne fillojnë me një kombinim të ujit dhe silikonit, një lloj kimik ky shumë i qëndrueshëm. Substancat e quajtura emulsifikues shtohen më pas. Ato mbajnë ujin dhe silikonin së bashku. Kjo i mban përbërësit të mos ndahen.

Në bazë, formuluesit kozmetikë më pas shtojnë pigmente për ngjyrën. Romakët përdorën oksidin e kallajit, thotë Hasher, sepse kjo ishte e vetmja gjë që ishte në dispozicion. Sot, oksidet e hekurit prodhojnë ngjyra më të pasura.

Kompanitë moderne të grimit gjithashtu largohen nga përbërësit që vijnë nga kafshët. Materialet e sotme vijnë nga bimët, ose ato krijohen në laborator.

Një nga përparimet më të mëdha në dekadën e kaluar apo më shumë, thotë Hasher, përfshin materiale sintetike të quajtura perla dhe mikasa. Këto janë grimca të vogla të rrumbullakëta që ndryshojnë mënyrën se si rrezet e diellit përçohen tek fytyra. Rezultati është një efekt i butë, i paqartë që supozohet se i bën njerëzit të duken më mirë.

Teknika të reja që lejojnë shkencëtarët të grindin përbërësit në copa ekstra të vogla, gjithashtu kanë ushqyer një prirje drejt bazave më të rehatshme dhe me qëndrueshmëri më të gjatë.

Kremi Londinium do të ishte i trashë dhe i butë, thotë Hasher. Ashtu si grimi tjetër i lashtë, ai ndoshta është plasaritur pas një kohe dhe kështu ka dëmtuar veshin. Produktet e sotme nuk e kanë atë problem.

 

Testimi

Një nga hapat më të rëndësishëm në prodhimin e kozmetikës këto ditë është diçka që romakët ndoshta nuk e kanë bërë kurrë: Testimi.

Para se kompanitë e kozmetikës të shesin produkte të reja, ata i nënshtrojnë ato në procese të ndryshme testuese strikte – ngrohjen, ngrirjen dhe mbajtjen e tyre në lartësi të mëdha për të parë se çfarë niveli të qëndrueshmërisë kanë ato, për shembull. Kompanitë gjithashtu punësojnë njerëz që të testojnë produktet e grimit për një kohë për t’u siguruar që ato ndërveprojnë me lëkurën në mënyrën siç supozohet. Ndonjëherë, kozmetika testohet tek kafshët për t’u siguruar që ato janë të sigurta për njerëzit.

Dhe, edhe pse grimi është thjesht për pamje, shkencëtarët e kozmetikës i fokusojnë zbulimet e tyre edhe në fusha të tjera, thotë Hasher.

Në Estee Lauder, studiuesit punojnë me kompani që studiojnë teknologjinë e shenjave në rrugë, për shembull, për të gjetur mënyra më të mira për të bërë ngjyra të ndritshme që shkëlqejnë natën edhe në dritë të errët. Ata flasin me njerëz në industrinë e makinave për shkencën që qëndron pas ngjyrave. Dhe ata bëjnë kërkime në sy, për të kuptuar më mirë sesi njerëzit shohin grimit tek të tjerët.

Megjithatë, përkundër të gjitha përparimeve që kanë ndryshuar formulat e grimit gjatë 2,000 viteve të fundit, disa gjëra nuk kanë ndryshuar. Ashtu si në kohën romake, shumë njerëz sot mendojnë se mbulimi i fytyrave të tyre me kremra dhe ngjyra do t’i bëjë ata të duken më mirë. Në fund të fundit, adresa e vjetër është me siguri e vërtetë: ajo që është në brendësi është me të vërtetë ajo çka është e rëndësishme.

 

Burimi: sciencenewsforstudents.org