Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Vitamina që ju duhet në të tridhjetat për flokë, lëkurë dhe thonjë më të fortë


Të jemi të sinqertë, në të 30-tat nuk nënkuptohet se jeni e vjetër mirëpo nënkupton se trupi juaj i nënshtrohet ndryshimit. Flokët nuk janë aq të lëmuara, thonjtë krisen më shpesh dhe lëkura juaj e butë fillon të ashpërsohet.

Përderisa plakeni, trupi juaj nuk e absorbon mirë vitaminën Biotinë ndërsa suplementet e Biotinës e nxisin zhvillimin e shëndetshëm qelizor. Biotina, një vitaminë që tretet në ujë, bashkëpunon me vitamina tjera B që të metabolizojë ushqimin që konsumoni. Kjo rezulton me ushqimin e flokëve, lëkurës dhe thonjve.

Është koha për një mësim të shpejtë biologjie. Flokët dhe thonjtë përbëhen nga proteina keratinë. Biotina është thelbësore në ndërtimin e blloqeve të aminoacideve që janë baza e proteinës, prandaj biotina ka rol të madh në pamjen tuaj.

Studimet tregojnë se biotina mund të jetë shumë e dobishme për rritejen e flokëve mirëpo nuk pengon apo përmirëson humbjen e tyre. Gjithashtu është e dëshmuar se forcon thonjtë dhe përmirëson trashësinë e shtratit të thonjve.

Rezultate imazhesh për eveline 8 in 1 serum

Të qenurit e shëndetshme apo jo e shëndetshme shfaqet në trupin tuaj. Flokë të dobësuara, ngjyrë e ashpër e lëkurës dhe thonjë me ngjyrë të humbur janë sinjale të mungesës së vitaminave dhe shqetësim për shëndetin tuaj.

Konsultohuni me mjekun tuaj për konsumimin e suplementeve të biotinës për përmirësimin e flokëve, lëkurës dhe thonjve tuaj.

Rezultate imazhesh për l'oreal hydra expert