Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Veprimtarja Jaha Dukureh përdorë bukurinë si mburojë

Ambasadorja e markës L’Oréal e kupton fuqinë e përdorimit të produkteve për të paraqitur vetveten saktësisht ashtu siç do të dëshironit të shihej nga bota. Më poshtë, Dukureh ndan grimin e saj, përkujdesjen ndaj lëkurës dhe produktet e flokëve, duke përfshirë këtu aromën që e ka përdorur për shumë vite.

Ne të gjithë kemi mënyra të ndryshme të dekompresimit dhe në një vit siç është ky, shumë nga ne kanë patur nevojë që të mbështeten në këto mekanizma më shumë se kurrë. Jaha Dukureh — një veprimtare, Drejtore Ekzekutive dhe themeluese e Safe Hands for Girls, dhe një ambasadore e markës L’Oréal Paris — thotë se gjetja e kohës për rutinën e saj të bukurisë ndihmon atë që të shtendoset. “Bëjë përpjekje që të përkujdesem për veten si një mënyrë e meditimit,” thotë ajo për Allure. Përderisa shumë mendojnë rreth meditimit duke qëndruar ashtu me sytë e tuaj të mbyllur, mund të duket e ndryshme për të gjithë dhe praktimi i një rituali për përkujdesje të vetvetës është gjithashtu një mënyrë e vlefshme për të kthjellur mendjen e ndonjërit.

Në vitin 2018, Dukureh ishte emëruar Ambasadore rajonale e UN Woman për Afrikën. Pasi është nderuar nga L’Oréal Paris Gruaja e Nderit në po atë vit, ajo u bë e nominuara e parë që u bë edhe zëdhënsja e markës. Ajo tani i kushton përpjekjet e saj për të përkrahur avokiimin e UN Women për të ndaluar gjymtimin gjenital tek femrat si dhe martesat e të miturve në Afrikë, shkaktaret të cilat janë edhe të afërta por edhe të dhimshme për zemrën e saj.

“Jam e mbijetuar e gjymtimit femror gjenital dhe se jam detyruar që të martohem si e mitur. Mënyra se si dukem dhe se si e pasqyroj veten time përmes produkteve të bukurisë është mënyra ime se si i tregoj botës se sa e fortë jam,” thotë ajo për Allure. Edhe pse Dukureh ka kaluar nëpër shumë peripeci të jetës, e kaluara e saj nuk e përcakton atë dhe se zgjedhjet e bukurisë e bëjnë këtë të qartë. Ajo dëshiron që të ngrihet, jo futet prapa skenës. “Unë nuk jam vetëm pasojë e diçkaje që më ka ndodhur. Askush nuk duhet të më shikoj mua dhe të ndjehet keq për mua. Kur njerëzit më shohin mua, ata mendojnë se unë jam viktimë e diçka tepër të tmershme që ka ndodhur dhe kjo është e tëra që mund të shohin dhe njerëzit rrallë shohin më shumë se aq.”

Si rezultat, ajo thotë për Allure që ajo ndjehet më së miri kur përdorë buzëkuq të lehtë, të guximshëm dhe me ngjyra. Njerëzit kanë vërejtur në të kaluarën që, para se ta takonin atë, ata kanë patur paragjykime për të, dhe se ajo dukej tërësisht e ndryshme si person. “Ata janë mësuar me veprimtarë të cilët veshën në mënyrë të zakonshme dhe se nuk iu intereson se si duken. Mënyra se si e barti veten time – rrobat e mija me ngjyra dhe grimin – janë të tilla gjëra që më bëjnë të ndjehem e fortë,” thotë ajo.

 

Burimi: allure.com