Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Unë i kam provuar vitaminat e gomës në formë arushi të Khloé Kardashian…

Kaqurrelet e mia nuk kanë qenë kurrë të njejta.

Kur Khloé Kardashian së pari e proklamoi dashurinë e saj për gomat përtypëse në formë arushi, me ngjyrë të kaltër qiellor, vitaminat SugarBearHair, unë isha paksa skeptike, por e intriguar. Dhe kjo është arsyeja praktikisht tregimi që çdo herë mbështetet nga Kardashian me një selfie me filtrim të patëmetë në Instagram.

Por kjo pati një ngarkesë të miratimit të Khloé‘s—dhe askush nuk e mban të vërtetë më shumë. Krahas kësaj, ato premtojnë flokë më të gjata dhe më të forta, dhe ato janë të bukura, pra çka kemi që të humbim?

Një thirrje e arushëve në gojën time, ato ishin 100% më shumë joshëse sesa pilulat e vajit të peshkut duke mbledhur pluhur në kabinën time.

Suplementet SugarBearHair vijnë në paketim 3-muajsh dhe me 3 shishe, udhëzimet janë që ato rekomandohen që të konsumohen 2 arush në ditë. Zbulimi i plotë: Unë i kam provuar vetëm një muaj deri më tani. Dhe është me rëndësi që të potencojmë atë se si markë, nga paketimi tek gjuha, ato janë një nivel i njëbrirëshi dhe ylberi e cila mund ta bëjë të vështirë për një grua të rritur që ta marr seriozisht. Por ky nuk ishte rasti për këtë grua mesatarisht të rritur. Unë isha e tëra brenda.

Me shije të manaferrave natyrale, SugarBears nuk janë nivel i shijes së gomave të Haribos dhe, në rregull, ato ishin paksa përtypëse, por kufizimi i veten në konsumimin e vetëm dy arushëve ishte paksa e vështirë.

Sa i përkët flokëve të mia? Përgjatë javëve të para, unë nuk e vërejta ndryshimin në flokët e mia. Edhe pse flokët e mia të gjata janë paksa të çmendura – psh. të procesuara, kaqurrele, të elektrizuara dhe të mëdha – pra është diçka e vështirë për ta thënë. Por, dorën në zemër, përgjatë javës së fundit, unë kam qenë e ngujuar në atë se sa më të mira duken kaqurrelet e mia. Ato janë më të shtrënguara, shkëlqejnë më shumë, janë më të buta dhe në përgjithësi duken më pak të elektrizuara/dëmtuara. Flokët e mia duken më të gjata, përkundër që kanë më shumë dredha kompakte.

I vetmi ndryshim është rutina ime? Këto goma. Në rregull dhe pakëz Oribe’s Styling Crème. Por duke e marr në konsideratë që SugarBears janë formuluar me kujdes me biotin, acid folik, dhe vitamin D—që të gjitha këto të ndërlidhura me rritje të flokëve dhe shëndetin e tyre – ka plotësisht kuptim.

Me një çmim prej €35, sistemi i SugarBearHair nuk është i lirë, por nëse jeni dëshpërimisht dukë kërkuar mënyra se si t’i rregulloni flokët, është një mënyrë e lehtë që të fusni në flokët tuaja më shumë ushqyes. Vetëm mos prisni flokët e gjata të Khloé apo Kylie (ajo që atëherë i ka përkrahë këto vitamina) në fund. Mënyra se si e shoh unë, e tëra ka të bëjë me përmirësimin të asaj që e keni tashmë.

 

Burimi: marieclaire.com