Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Udhëzues për buzëkuq mat

Buzët e mbushura dhe me shkëlqim mund të duken seksi, por nuk janë edhe aq të sofistikuara dhe me stil të lartë siç janë buzët mat. Shumë prej grave në ditët e sotme dëshirojnë përfundim të topitur por të guximshëm që vetëm buzëkuqët mat mund ta sjellin. Ndryshe nga buzëkuqët me shkëlqim, pigmenti i shesht i matit e bën ngjyrën me qëndrueshmërinë më të gjatë në krahasim me tjerat, që do të thotë më pak rrëmujë në gota, rroba dhe fytyrat e tjera të njerëzve. Plus, nuk tundet dhe e tëra që ju duhet është një lyerje të buzëve për të arritur një “pamje”.

Është një element i rëndësishëm rreth buzëkuqëve mat: përfundimi i tyre pluhur mund të ketë teksturë të papërshtatshme shkumësi që mund t’i thajë buzët dhe t’i theksoj njollat dhe leskërimet. Edhe tharja e lehtë mund të theksohet nga ngjyra për buzë mat. Për të rregulluar këtë, kompanitë e kozmetikës vazhdojnë që të paraqesin formula të reja për të tërhequr të apasionuarit e buzëkuqëve mat gjersa buzët e tyre i bëjnë të buta dhe të hidratuara. Por, edhe me formulat e reja dhe të përmirësuara, shumica e buzëkuqëve mat vazhdojnë të mbesin larg nga rezultatet e pritura sa i përket hidratimit. Sidoqoftë, ka mënyra se si të përmirësohet ky problem.

Përmes këtij udhëzimi, ne do t’ju ndihmojmë që të mësoni se si të aplikoni buzëkuqin mat si një profesionist si dhe të përzgjedhni buzëkuqin më të mirë mat që është në treg për ju.

Si të pregatisni buzët për buzëkuqët mat

Nëse keni buzë të thara dhe të krisura, ju mund të ndiheni sikur buzëkuqët mat me qëndrueshmëri të gjatë nuk janë të mirë për ju. Por ekziston një mënyrë për ta rregulluar këtë problem: ju vetëm duhet të bëni dy hapa në mënyrë që të mund t’i gëzoni buzët mat.

 

Hiqni lëkurën e vdekur

Gjëja e parë për ta bërë në mënyrë që ta përdorni buzëkuqin mahnitës mat është të eliminohet lëkura e krisur dhe e vdekur në buzët tuaja. Shtroni buzët tuaja në mëngjes apo para se të shkoni në shtrat që të vazhdojnë të duken tërheqëse.

Ju mund ta blini një pastrues për buzë apo të bëni vet një të tillë duke e përzier sheqerin me vaj. Lagni buzët tuaja dhe lehtësisht masazhoni pastruesin për buzë tek buzët, derisa jeni duke vepruar në rrethet e vogla të buzëve. Fshini pastruesin duke e përdorur një copë rrobe apo shpuzë pastrimi dhe shpëlajeni mirë atë. Pastaj, lëvizni leckën apo shpuzën për të hequr pjesëzat në lëkurë.

Nëse nuk dëshironi që të blini pastrues, (apo të mundoheni duke provuar ta bëni atë), brusha për dhëmbë mund të jetë zgjidhje. Pasi që të keni pastruar dhëmbët, lani brushën e dhëmbëve në buzët tuaja në rrethet e vogla pastaj shpëlajeni atë.

Por, nëse qimet e brushës suaj të dhëmbëve janë shumë të forta, merrni një burhsë më të butë. Ju mund poashtu të vendosni një vazelinë të vogël në buzët tuaja para se ta përdorni brushën e butë të dhëmbëve dhe sigurohuni të shpëlani dhe të thani më pas për të shmangur shtresimin.

 

Burimi: didyouknowfashion.com