Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Udhëzimi “i pastër” për lyerjen e thonjve

Ju keni ndëgjuar për përkujdesje të pastër ndaj trupit, lëvizja në drejtim të përdorimit të më pak kemikaleve dhe përbërësve sintetik në favor të materieve me bazë natyrale. Tani, llak-gelli për thonj është duke shkuar në drejtim të njejtë. Por, çka do të thotë kjo?

Llak-gelli ‘natyral’ apo ‘i pastër’ është term i gabuar disi, pasi që llak-gelli nuk është diçka që rritet apo që mund të gjendet në natyrë,” shpjegon dermatologu nga New Yorku, Dana Stern, i cili është i specializuar në shëndetin e thonjve. Por kur konsumatorët bëhen më të vetëdijshëm rreth asaj së çka përdorin në trupin e tyre, kompanitë i marrin disa përbërës të caktuar jashtë formulave të tyre dhe i quajnë “të pastra”. Por nuk ka një standard qeveritar se çka do të thotë ky term. (Kompanitë dhe shitësit me pakicë mund të kenë definicionet e tyre dhe listat pa përbërës.) Në botën e thonjve, shumica e brendeve i emërtojnë llak-gellët e tyre me numrin e përbërësve “të papastër” që kanë mbetur (“3-pa,” “5-pa,” etj.). Më poshtë mund t’i shihni se çka nënkuptojnë këto kategorizime dhe pse disa prej përbërësve të lënë anash mund të kenë goditje të keqe.

3-pa: Kjo bazë e llak-gellit të shëndetshëm i lenë anash tre përbërës, të cilët janë univerzalisht të shmangura nga industria moderne e thonjve.

Formaldehyde

Ende përdoret si prezervativ në kozmetikë, ky karcinogjen i njohur është poashtu i ndërlidhur me asmën.

Phthalates (si DBP)

Kjo klasë e kemikaleve plastike që përdoret për t’i bërë produktet më elastike, mund të pengoj sistemin riprodhues dhe mund të shkaktoj defekte gjatë lindjes.

Toluene

Përbërësi toksik, i cili ndihmon që të suspendoj pigmentin në mënyrë të barabartë në një formulë të caktuar, mund të dëmtoj sistemin nervor dhe mund të shkaktoj defekte gjatë lindjes.

5-pa: Këto dy kemikale shtesë mund të shkaktojnë shqetësime, prandaj ato nganjëherë poashtu largohen.

Formaldehyde resin

E përdorur shpesh për të shtuar shkëlqim dhe qëndrueshmëri tek llak-gelli, substanca është dëshmuar që shkakton reaksione alergjike tek disa njerëz.

Camphor

Ky përbërës mund të përdoret për të mbajtur llak-gellët nga çarja, por thithja e tij ka dëshmuar që mund të shkaktoj marramendje, kokëdhimbje dhe tug.

7-pa, 8-pa, 10-pa, dhe më tutje

Brendet mund të heqin materiale shtesë, siç janë ato të ethyl tosylamide të plastifikuara, të cilat mund të shkaktojnë rezistencë antibiotike, apo irritues të tjerë apo përbërës që thuhet se shkaktojnë pengesa tek trupi. Por shumë kompani i kanalizojnë përbërësit thjesht për shkak të perceptimeve të konsumatorëve (të fryera nga thashethemet virtuale apo të supozimeve të përgjithshme që kemikalet janë të këqija) në vend të provave shkencore.

 

Burimi: marieclaire.com