
Manykiri shtëpiak është i mrekullueshëm mirë ka më tepër gjasa që të cifloset, njolloset apo të vuajë nga gabime tjera. Në vend se t’ia nisni nga fillimi, përdorni këto truqe për përmirësimin e këtyre gabimeve.
Ngjyrë e ciflosur
Nëse ngjyra në majat e thonjve është ciflosur brenda disa ditëve pas manykirit, merrni një lustrues të bardhë për thonj dhe zbuteni pjesën e ciflosur. Më pas ia hidhni një shtresë bazë, më pas një shtresë me ngjyrë e sipër saj edhe një shtresë të sipërme. Ky veprim do e sigurojë manykirin të zgjasë edhe një javë tjetër.
Një mënyrë tjetër e kamuflimit të ciflosjes është përdorimi i ngjyrës shkëlqyese për thonjë, duke e aplikuar sipër pjesës së ciflosur dhe duke bërë ndonjë dizajn me të.
Thyerja e thonjve
Në vendin ku është thyer thoi vendoseni një kënd nga qeska e çajit apo një faculetë duke i shtuar me kujdes një pikë me ngjitës për thonjë. Nëse brengoseni për ngjyrën e thonjve, gjithmonë mund të zbusim ato me një lustrues.
Njollat
Nëse keni njolla pas ndryshimit të ngjyrës së thonjve, i shtoni një mbushës të zbrazëtirës, pastaj një shtresë me ngjyrë e më pas një shtresë të hollë sipër.
Ngjyrë në lëkurë
Pastrimi i ngjyrës përreth thoit bëhet me një brushë për vijëzim të syrit të zhytur në pastrues.
Ndotjet
Pas çdo manykiri, pastroni yndyrën e kutikulave përreth. Kjo do të krijojë një barrierë të lëmuar për ngjyrën, që pengon ndotjen e ngjyrës. Nëse ngjyra është ende e freskët, zhyteni majën e gishtit në pastrues të ngjyrës e pastaj butësisht prekni vendet e ndotura që të rrafshohen.
Incidentet me shtresat
Nëse bëni gabim në thonjtë me shumë shtresa, zhyteni një brushë në aceton dhe pastaj pastrojeni shtresën e panevojshme. Punoni shpejtë dhe keni kujdes të mos aplikoni shtypje të tepërt që do të ndikonte edhe në shtresat tjera.