Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Truket e lehta si të largoni rrathët e errët poshtë syve – sipas një dermatologu!

Të keni rrathë të errët apo të nxirë, paraqet një shqetësim të madh për shumicën e femrave. Ato femra që luftojnë me këtë problematikë shpesh herë detyrohen të përdorin mjete të ndryshme kozmetike si kremëra, xhel, serume madje edhe trajtime të ndryshme kozmetike.

Por, çfarë nëse ju themi se zhdukja e rrathëve të errët poshtë syve mund të eliminohet vetëm përmes një truku të vogël?! Nuk keni fare nevojë të shkoni në dermatolog apo të përdorni një preparat kozmetik, e tëra që ju nevoitet është një jastëk!

Nëse dëshironi të hiqni qafe këto rrathë të errët poshtë syve, duhet të shmangni gjumin me fytyrë te poshtë!. Nëse këto qeska të errëta poshtë syve janë problemi juaj më i madh në mëngjes, atëherë konsideroni fjetjen në shpinë me një jastëk shtesë në mënyrë që lëngjet mos të depërtojnë brenda natës, thekson dermatologu Dr. Rebecca Tung.

A e dini se alergjitë gjithmonë mund të jenë shkak i rrathëve të errët poshtë syve?sipas kirurgut plastik Dr. John A. Persing, alergenët në ajër mund të shkaktojnë grumbullimin e gjakut poshtë zonës së syve, duke përkeqësuar edhe më shumë rrathët e errët. Për ata prej jush me energji sezonale apo gjatë gjithë vitit, duhet të mbani jastëkun të mbrojtur nga alergenët me një shtresë mbrojtëse, rekomandon Dr. Tung.