Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Trendi më i ri: Buzë me nuancë të errët kafe

Nëse raportet e trendeve na nxisin t’i ndjekim ato, atëherë ngjyra e errët kafe e viteve të 90-ta po rikthehet. Buzët me ngjyrë të kaftë me nuancë të errët janë duke u bërë trendi më i ri që nga modelet në javët e modës e deri tek personat e famshëm në tapetin e kuq – pothuajse gjithkush është i obsesionuar me këtë ngjyrë. Nëse dëshironi të dini më shumë rreth trendit të kësaj përbërje, vazhdoni të lexoni…

Ju gjithnjë jeni fokusuar në nuancat e së kuqes apo ngjyrave më të lehta rozë, dhe si pasojë ngjyra e errët kafe asnjëherë nuk ka marrë vlerësimin e duhur. Duket që tani ka arrirë dominimin e saj dhe është dukë bërë bujë gjithandej. Është i përkryer për një pamje të shkëlqyer dhe magjepsëse!

Si të aplikoni buzëkuqin me nuancë të errët kafe?

Ngjyra e kaftë është e përkryer për një pamje të grimit njëngjyrësh apo monokromatik. Kjo nënkupton se nëse aplikoni një buzëkuq të tillë të errët, qoftë me shkëlqim apo pa të, pjesa tjetër e grimit të fytyrës duhet të jetë e zbehtë dhe sa më delikate. Pra, theksoni hijet e syve dhe bronzerin ngjyrë kafe për të konturuar fytyrën, por asesi të përdorni ngjyra tjera kontrast.

Duhet të njihni tonet e lëkurës

Nëse keni menduar se buzëkuqi ngjyrë kafe nuk funksionon për tonin e lëkurës suaj, atëherë duhet të dini se ekziston nuancë e kaftë për çdo ton të lëkurës.

Nëse keni lëkurë të hapur, atëherë zgjedhni ndonjë nuancë pak më të ndritshme si kapuçino.

Për ato që kanë lëkurë me ngjyrë të mesme, zgjedhni ndonjë nuancë që dominon me nën tone të së kuqes. Një ngjyrë e stilit vampiresk apo ngjyrë kafe sikur ajo e tullave, mund të bëjë mrekulli në tonin e lëkurës suaj.

Nëse keni ton më të errët të lëkurës, provoni një nuancë sikur ngjyra e dheut, në të kuqërremtë.