Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Trendi i streçeve që po pushton botën e modës!

Megjithëse jemi duke shkuar drejt sezonit veror me pantallona të shkurta si dhe fundeve të shkurta, kohët e fundit po paraqitet një trend i ri i pantallonave që gjithnjë e më shumë po bëhet i famshëm. Që nga editorët, modelet dhe blogeret, çdo femër që përcjell modën është duke veshur pantallona të ngushta me shkëlqim prej vinili.

Nëqoftëse ju frikësoheni dhe nuk e keni idenë se si mund të duket ky lloj trendi – thjeshtë mos e aplikoni! Provoni të vishni këto pantallona të shtrënguara me një xhup të gjerë apo ndonjë pallto të madhe që t’i jap pak kontrast ngushtësisë së pantallonave.

Shihni më poshtë fotot për të parë kombinime të ndryshme me këtë lloj tendence. Më interesantja është se këto pantallona prej vinili nuk janë të shtrenjta fare, andaj edhe mund të bëni përzgjedhjen tuaj që të dukeni sa më të veçantë dhe ‘stylish’.

Amie Song – është parë me streçe vinili me ngjyrë të kuqe, një pamje tejet tërheqëse për stil kazual!

Bella Hadid – ka kombinuar një palë streçe me ngjyrë të zezë si dhe një xhaketë sportive.

Gisele Bundchen – është parë me një pamje monokromatike ngjyrë të kuqe në javën e modës.

Danielle Bernstein – ka theksuar pamjen e saj me një palë streçe najlloni apo me shkëlqim.