Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!

Ky vit na sjell shumë risi në botën e modës dhe bukurisë. Kemi aq shumë trende sa do kishim dashur t’i provojmë një nga një. Për këtë vit kemi një sërë lloje të ndryshme të ngjyrave të flokëve, duke filluar nga më të lehtat e deri te ato më të guximshmet. Ja trendet që do mund t’i provoni këtë vit:

  1. Nuancë rozë në të artë.

Sikur flokët e buta dhe të ndritshme të Amber Heard.

  1. Hijëzime karameli.

Këto hijëzime të ngrohta sikur të Kerry Washington, paraqesin një hije karamel dhe pamje joshëse.

  1. Bjonde me nuanca hiri.

Laverne Cox dhe flokët e saj bjonde të valëzuara me nuanca hiri mund të merren si shembull.

  1. Ombre me nuancë bakri.

Sikurse dredhat inspiruese me nuancë bakri të Taraji.

  1. Nuancë argjendi.

Sikur valët metalike të flokëve të Kim Kardashian.

  1. E larë e butë me livando dhe ngjyrë rozë.

Sikurse prerja e flokëve ‘pixie’ të Cara Delevigne!

  1. Bjonde kremoze dhe e butë.

Emma Stone ka flokë të valëzuara që duken sikurse gjalpë i shkrirë.

  1. Maja të kuqërremta të flokëve.

Selena Gomez është shembulli për këtë trend.

  1. Bronzë e shtjelluar.

Sekreti i Rita Orës është sasia e madhe e bakrit, platinës dhe bronzës e përzier së bashku.

  1. E zezë sikur korbi.

Zoi Kravitz është sinonimi i kësaj nuance të errët.

  1. Hije njëngjyrëshe.

Sophie Turner ka një ngjyrë gështenje që është e njejtë nga rrënja deri tek majat e flokëve.

  1. E zezë me nuancë vjollce.

Jourdan Dunn është sinonimi i nuancës ngjyrë vjollce në flokë të zeza.