Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Trendet më të mëdha të grimit për pranverën e vitit 2021

Lëkura e njomur dhe grimi minimal janë në trend për vitin 2021.

Duke e marr parasysh një vit që mund vetëm të përshkruhet si i paprecedent, si do të gjejë bukuria gjurmën e saj për sezonën e pranverës 2021? Është një pyetje interesante, dhe përgjigjja erdhi nga dizajnerët dhe kreativët përgjatë podiumit duke mbajtur distancë shoqërore dhe platformave dixhitale. Nga New York tek Milano tek Instagram, lëkura e njomë, grimi minimalist dhe – befasi! – buzëkuqi janë përdorur si makina që tregojnë tregime. Më poshtë, artistja e grimit nga YSL Beauty National, Nour Agha, shërben si udhëzuese përmes trendeve të grimit për sezonën e pranverës 2021.

 

|1| Lëkura e juaj por edhe më e mirë

Kur ishte koha e fundit që e keni e bërë të gjithë fytyrën tuaj me grim? Nëse përgjigja e juaj është diku para më shumë se një muaji, ju nuk jeni vetëm. Fytyrat “natyrale” i kanë komanduar podiumet këtë sezonë, me lëkurë të përkryer dhe të butë si dhe me hije për sy të relaksuara “Trendi i grimit për pranverën 2021 do të bartet tek grimi që bëhet pa përpjekje,” shpjegon Agha.

 

|2| Lëkura e juaj por edhe më e mirë

Eudon ChoiVictoria Beckham, dhe Jason Wu kanë ofruar ligjerata në fuqinë e mirëvendosur të shkëlqimit. Dhe mos harroni: simuloni derisa t’ja arrini, edhe nëse lëkura e juaj nuk shkëlqen me fuqi të akumuluar të përkujdesjes ndaj lëkurës në momentin që ju qoheni nga gjumi. Balsami i njomë apo serumi me qëndrueshmëri të gjatë do të arrijnë pamjen shumë mirë.

 

|3| Shkëlqim natyral

Vetullat kanë përjetuar ndryshime të shumta të formave të tyre në dekadën e kaluar, nga ato të skulpturuara “vetullat e Instagramit ” tek ato të shkulura me sapun që janë bërë deri më tani. Balanca është gjetur së fundi tek Rodarte: një hark i fuqishëm me disa fije me pamje natyrale. Është në linjë me trendin “grim pa grim, shkëlqim natyral” që Agha parashikon që do të jetë e madhe për sezonën e pranverës 2021.

 

|4| Shkëlqim natyral

Edhe pse të dyja shfaqjet e mbajtën grimin e dukshëm në minimum, skuqja kerubike e bëri pamjen tek Erdem dhe Simone Rocha, të zhveshura përgjatë mollave të mollëzave të modeleve. Qerpikët e lëkundur i mbanin pamjet e pastra dhe të ëmbla. “Vijëzuesi për sy dhe maskara do të vazhdojnë të jenë në elementet kryesore në çfardo rutine të grimit,” thotë Agha.

 

|5| Shikoni ylberin

“Ngjyrat e hareshme do të jenë trendi pranveror me siguri!” thotë Agha, duke treguar ngjyrat rozë, të verdha, të kaltra dhe ato të gjelbra “Këto ngjyra do të barten në pranverë dhe ju definivitisht do t’i shihni të përdorura në sy.” Ne e adhurojmë grimin e Ulla Johnson’s, i cili ka përdorur hije për sy ngjyrë rozë pluhur dhe ngjyra të kuqe të buzëve natyrale.

 

|6| Shikoni ylberin

Shfaqja e Bora Aksu bëri që pamjet e buzëkuqëve të freskët që ngjiten në maje të reja, duke shtresuar ngjyrën e ndriquar fusia nën maskat transparente. “Për më tepër, balsamët për buzë të ngjyrosur në mënyrë natyrale janë në trend tani dhe do të jenë të tilla në pranverë” pohon Agha. “Është shumë e lehtë që të aplikoni para video-konferencës apo ndër maskë për të mbajtur buzët e hidratuara me pak ngjyrë.”

 

|7| Rilindja e buzëkuqit

Po, balsamët janë të mirë. Dhe po, sigurohuni që ju ende jeni duke i veshur maskat kur duhet të jeni. Por, për vitin 2021, atmosfere do të festoj buzët tuaja kur ato mund të shihen. “Për buzët, ne do të shohim një theksim të hijeve lakuriqe,” pohon Agha. “Por do të ketë poashtu një kombinim të hijeve të shndërritshme dhe të guximshme.”

 

|8| Rilindja e buzëkuqit

Max Mara ka eksploruar disa ngjyra të errëta, por të ngjajshme me ngjyrën rozë të nxehtë tek Tom Ford, kjo ngjyrë alle na mori zemrën. Është thënë më herët dhe do ta themi përsëri – buzëkuqi klasik i kuq kurrë nuk do të dalë nga stili.

 

Burimi: harpersbazaar.com