Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Trendet e modës që mezi presim t’i veshim në vitin 2018

Ja dhjetë trendet më të mëdha të veshjeve që do përshkruajnë vitin 2018, duke filluar nga xhinset, fundet e ngushta, detajet florale dhe abstrakte e shumë modele tjera.

Xhinse të errëta me bel të lartë – siluetë të hollë, trup të lezetshëm.
Mother Dark Denim Cropped Jeans

Xhaketë prej xhinsi – pamja klasike është rikthyer.
Slink Jeans denim jacket

Pelerinë e thurur – mënyra më e lehtë për t’u ndjerë komod por edhe me stil.
Willow and Clay fringe sweater

Sandale me take të trasha – perfekte për udhëtimet tuaja.
Linea Paolo fringe block heels

Fund i ngushtë pencil – është koha për të rishqyrtuar këtë figurë trupore sërish përmes modelit të ngushtë të fundeve.
DVF Knit Pencil Skirt

Fund i ngushtë me printe abstrakte – kombinoni fundin me ndonjë material trikoje të thjeshtë me forma bastrakte.
Lost Ink Abstract Skirt

Bluzë me detaje vezulluese – mund ta vishni edhe në ambient pune por edhe ta kombinoni me diçka më elegante për ndonjë aheng.
Alix Essex glitter bodysuit

Fund plise me nuancë metalike – kombinoni në nuanca të ndryshme me pak vezullimë.
No. 21 Glitter Pleated Skirt

Çantë prej lëkure – janë rikthyer këto modele interesante.
See by Chloe belt bag

Çantë për në bel – kjo tendencë është bërë sërish e aplikueshme për vitin 2018.
StEVE madden belt bag

Vathë me rrathë të dyfishtë – një vështrim subtil elegant.
Shashi Double hoop earrings

Vathë me formë gjysmë hëne – theksoni pamjen me një palë vathë të tillë.
David Aubrey half moon earrings

Pantallona të gjera – provoni këto pantallona me printe tradicionale duke i kombinuar me diçka moderne.
Rag and Bone Sadie Pants

Xhaketë e gjerë – vetëm sigurohuni që pjesa tjetër e veshjes të mos jetë me madhësi të tepruar që mos të dukeni shumë e fryerë.
Rag and Bone Glen Print Blazer

Xhaketë bomber me detaje florale – mendoni shtratin e gjysheve tuaja, të ridizajnuar paksa me motive moderne.
Free People Floral Bomber Jacket

Fustan me gjatësi mesatare – thjeshtë mendojeni këtë model se sa bukur do të duket me një palë çizme të reja të bardha.
Yumi Kim floral midi dress

Pallto e fryer me nuancë vjollce – të gjitha nuancat pastel janë në trend por ngjyra e preferuar do të jetë nuanca e vjollces.
Shopbop Lionesss Lilac Puffer Coat

Bluzë e shkurtë – shtoni kombinimin tuaj të veshjes me një bluzë të tillë dhe një palë xhinse të preferuar.
Tibi Lilac cropped sweater

Fustan prej pambuku – një fustan i tillë që mendohet se do ju shtojë freskinë gjatë ditëve të dimrit.

Marni Polka Dot Dress

Fund i lehtë me pëlhurë mëndafshi – kombinoni me çizmet tuaja të preferuar këto funde të lehta me detaje pikash.
Topshop Polka Dot dress