Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Trende të çuditshme dhe të mrekullueshme të thonjve për vitin 2018

Trendet e thonjve ishin një gjë e madhe në vitin 2017 dhe me kalimin e kohës zbukurimi i thonjvë është më ekspresiv dhe më impresiv…

Nëse jeni bezdisur nga stili juaj i zakonshëm atëherë është koha që të hulumtoni në internet për inspirim thonjësh.

Kemi parë trendet e çuditshme të vitit dhe jemi mahnitur me stilet dhe shijet e jashtëzakonshme të njerëzve. Tani jemi të bekuar me metoda të reja që përmbajnë një kopsë për të integruar një stoli në manikyrin tuaj.

Kopsë-thua

Kush do mendonte se do të vendosim insekte dhe shumë gjësende në thonjtë e tanë me anë të një mekanizmi me kopsë? Mirësevini në 2018…

Konturim zi dhe argjend i thonjve

Kemi arritur në fund të Janarit dhe duket se konturimi i thonjve do jetë një gjë e rëndësishme këtë vit. Nëse e zeza me argjend është e preferuara e juaj, ky stil defininitvisht do jetë në trend.

Konturim i thjeshtë, i bardhë i thonjve

Nëse dëshironi më tepër gjatësi, ky konturim i bardhë i thonjve është i mrekullueshëm.

Nuancë nudo dhe negative

Konturimi i vetëm një pjese të thoit dhe kombinimi me ndonjë ngjyrë është mahnitëse.

Thonj të kufizuar me perla

Në trendin më të ri, nuk keni nevojë të vizatoni forma të ndryshme, por thjeshtë ngjitni perla zbukuruese duke theksuar skajin e thonjve.

Thonj me modelin e syve real

Ky model ka kapluar trendin më të ri të vitit 2018, andaj nëse përzgjedhni këtë, keni vërtetë guxim!