

At first glance you might not be too offended by this photo but following closer inspection, you will soon realise that what you are witnessing is nothing short of a complete and utter crime!
Në fillim nuk do të ndjeheni të ofenduara nga kjo foto mirëpo pas një inspektimi më të detajuar do e kuptoni se jeni dëshmitare e një krimi total.
Javën e kaluar Angela Mlemings postoi në Instagram me tekstin” ja çfarë i ndodhi klientes time pasi shkoi në një salon tjetër të thonjve pa bërë më parë hulumtim”. Viktima në fjalë është Ema nga Mançesteri, e cila ka kërkuar manykir të rrumbullakët dhe në vend të tretmanit ka përfunduar me gishta jonjerëzorë, pasiqë akrili mbulon tërë majat e gishtave. Pasi e pa se si përfundoi, ajo shkoi te Anxhela, një teknike e kualifikuar e thonjve, e cila e ndjeu si obligim që t`i bëjë foto gishtave në atë gjendje për ta postuar online.
Që nga ai moment fotoja është bërë virale, duke qarkulluar në Fejsbuk me mbi 10,000 shpërndarje nga një publik tejet i shokuar.
Fatmirësisht Anxhela ia arriti që të përmirësojë krimin duke i bërë thonjtë më të holla dhe duke e hequr akrilin që të aplikojë një akril të ri më të pranueshëm dhe në ngjyra tjera.
Anxhela tha se gjatë aplikimit të akrilit, asaj nuk i janë tërhequr kutikulat andaj i është dashur të jetë tepër e kujdesshme që të mos shkaktojë dëmtime të mëtutjeshme.
Kjo le të jetë mësim për të gjithë zonjat dhe zonjushat që të kenë kujdes së ku drejtohen për t`i rregulluar thonjtë.