Sidoqoftë, arritja e tyre më e fundit që na ka gëzuar me të vërtetë janë brushat me qime super të buta dhe pse jo, edhe më të bukurat për syrin që do kishim dashur t’i ekspozojmë në Instagram.

Ndoshta disa prej jush veçmë mund t’i posedoni këto brusha magjike, por nëse jo këto janë një investim i domosdoshëm në çantën tuaj të kozmetikës. Pra, deri tani kanë qenë krejtësisht të thjeshta, mirëpo tash njihuni me brushat vezulluese, ngjyrë rozë dhe me formë zemreje, të quajtur si dashuria është një brushë e mirë për bazën apo sherkun tuaj, “Love is the Foundation brush”.

Mund të tingëllojë si një lodër e motrës suaj të vogël që mund ta gjedh në dhomën e saj, por që së shpejti do të jetë një element aplikues i grimit për fytyrën tuaj.

Përveç pamjes së mirë dhe e detajuar me finesë, ju mund ta përdorni këtë brushë për shumë gjëra, që nga baza apo sherku, highlighter-i, skuqësi dhe aplikimi me bronzer.

Kjo brushë e bukur, sikur e një princeshe ekziston gjithashtu për një arsye të mirë – për çdo shitje të këtij produkti, kompania në fjalë do të donojë në bamirësi të personave që vuajnë nga kanceri.

Pra, ashtu siç ndodhë me të gjitha gjërat e bukura kozmetike, edhe ky lloj është një edicion i kufizuar, kështuqë nxitoni sa më shpejtë nëse dëshironi që të ju lehtësohet puna gjatë aplikimit të grimit!