Por, si mund realisht të kombinoni veshjet tuaja me këto printe pikash? Ndoshta keni frikë se mos ngjani si një fëmijë i vogël apo pjesë e dalmatinëve? Mos hezitoni aspak sepse nëse zgjedhni llojin e duhur të pikave të vogla apo të mëdha në një gamë monokrome, atëherë do të dukeni vërtetë me shumë stil.

Ja disa lloje të veshjeve ku mund t’i kombinoni me këto printe pikash.

Fustane me pika

Nëse jeni duke kërkuar një fustan që do zgjasë për shumë sezona, atëherë kjo zgjedhje është për ju. Fustanet me pika janë një ikonë klasike e veshjes, të cilin mund ta vishni në çdo rast apo udhëtim, ambient pune madje edhe në sezon të dasmave. Është e gjithanshme.

Mund t’i kombinoni me një palë çizme duke ia përshtatur nuancën varësisht nga veshja apo edhe thjeshtë të dominojë një ngjyrë, duke filluar nga e bardha, e kuqja, e zeza, vjollcë apo çfarëdo lloj ngjyre që është në trend.

Veshje e sipërme me pika

Kombinoni pjesën e sipërme të veshjes suaj me këto detaje pikash, qoftë për sezoni dimëror me ndonjë triko të bardhë apo të përhimtë ose edhe ngjyra më të ngrohta për sezonin pranveror.

Që mos të dukeni e tëra me pika, ju mund të vishni një palë xhinse dhe një bluzë apo xhaketë me pika. Është një mënyrë e shpejtë për t’u dukur bukur dhe me stil francez – voila!

Funde me detaje pikash

Gjithashtu edhe fundet mund t’i vishni me printe të pikave ndërsa pjesa e sipërme të jetë njëngjyrëshe, po pse jo edhe të eksperimentoni me nuanca shumëngjyrëshe. Është zgjedhja juaj se sa dëshironi të ekspozoheni me stilin tuaj unik.