
Të gjithë dëshirojmë të shijojmë pamjen e freskët të luleve dhe çdo tentim për të imituar një art me lule është vërtetë një kënaqësi. E kemi të njohur artin e thonjve me detaje lulesh, një kombinim elegant i orhideve, livandos apo trëndafilave, gjë që ju sjell freski në duart tuaja. Por, kohët e fundit a mund ta paramendoni veten me një sërë bimësh të rritur në gishtërinjtë tuaj? Ky art ju jep ndjesinë sikur po mbijnë bimë botanike në thonjtë tuaj, falë artistes botanike australiane Roz Borg.
Në një intervistë me Huffington Post, Borg shpjegoi se si krijon bizhuteri të ndryshme me këto bimë botanike dhe se si ka vendosur të vazhdojë përdorimin e tyre për artin e thonjve, gjë që kurrë më parë nuk e kishte bërë.
Për të krijuar këtë pamje, ajo përdor ngjitës për fiksimin e kësaj oaze lulesh në thonj akrilik dhe sapo të thahet, pastaj e ngjet në thonjtë e vërtetë. Ajo tregon se i gjithë procesi kërkon vërtetë shumë punë dhe orë për ta përfunduar, por që është krejtësisht e vlefshme pasi ju jep një pamje mahnitëse dhe unike.
Të shihni thonjtë tuaj duke mbirë bimë të këndshme është një art interesant dhe saherë që lani duart ju duket sikur po i ujitni bimët. Nuancat e gjelbërta ju freskojnë dhe japin gjallëri në gishtat tuaj.
Për shumicën e personave, ky art mund të jetë ndoshta pak i ngarkuar dhe vështirë të mirëmbahet, por në vazhdim po ju japim disa frymëzime se si mund të imitoni një pamje të tillë duke krijuar art me vizatimin e luleve në thonjtë tuaj. Shihni më poshtë imazhet e ndryshme.