Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

12 llojet e buzëkuqëve për sezonin pranveror!

Bëhuni gati për ditë të ndritshme që do vijnë edhe pak…

Formulat e buzëkuqëve mat nuk janë duke dalë nga moda, por vetëm sa po përditësohen e përsosen gjithnjë e më shumë. Edhe për këtë pranverë do të kemi risi nga buzëkuqët që do vijnë në forma të ndryshme, ose të lëngshëm apo të ngurtësuar, me nuanca nga më të ndryshmet. Në vazhdim po ju paraqesim disa nga buzëkuqët që duhet t’i provoni patjetër para verës 2018.

Buzëkuq mat i lëngshëm

Nëse e pëlqeni idenë e buzëkuqit mat por nuk e pëlqeni mënyrën se si aplikohet, atëherë mund ta provoni llojin e lëngshëm. Formula në fjalë zgjat pothuajse deri dy vakte ushqyese pa u përshkëllyer fare.

Buzëkuq mat ekstrem

Nuancë e përsosur portokalli në të kuqe me një përfundim super të butë kadifeje.

Buzëkuq me faktor të lezetshëm

Nëse për asnjë arsye tjetër, bleni këtë buzëkqu vetëm për paketimin e pëlqyeshëm. Ka shumë domethënie për një buzëkuq që ju bën të buzëkqeshni.

Buzëkuq pluhur mat

Një nuancë rozë është hija më e preferuar dhe që mund ta keni në dispozicion në çdo kohë.

Buzëkuq super i ndritshëm

Nuancë perfekte nudo e ndritshme, është një përzierje e përsosur e buzëkuqit me shkëlqim.

Buzëkuq sikur mermer

Ky lloj i buzëkuqit ka plasaritje sikur linjat e mermerit dhe nuancat e ndryshme kombinohen në buzët tuaja për të theksuar pamjen sa më perfekte.

Buzëkuq i pigmentuar

Është buzëkuqi që pikërisht ju nevoitet për të aplikuar këtë formulë joshëse në formë qumështi dhe të pigmentuar.

Buzëkuq i balsamuar me ngjyrë


Buzëkuq me nuanca të ndryshme, në formë balsami që duket mirë në çdo eveniment.

Buzëkuq mat i lehtë

Nuancë e përsosur manaferre me një përfundim mat.

Buzëkuq në formë vaji shkëlqyes

Pigmenti i buzëkuqit dhe efekti shkëlqyes i vajit – ju bën të dominoni gjatë ditëve të ngrohta.

Buzëkuq me nuancë të errët

Ky lloj buzëkuqi ju bën të theksoni buzët tuaja me hije më të rënda apo të errëta, por shumë atraktive.

Buzëkuq në formë të lëngshme

Buzët e lëngshme që duken sikur po pikojnë janë shumë inovuese dhe të mrekullueshme – me pigment dhe të buta.