Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Tetë mënyra për të përdorur vijëzues me ngjyrë këtë muaj

Moti me temperatura të ulëta do të thotë qiej të turbullt dhe vështrim i përgjumshëm. Sidoqoftë, të qenurit e fuqizuar në temperaturat e ulëta nuk është i vështirë kur keni vijezues me ngjyrë për sy. Ngjyra intenzive i bën sytë të vezëllojnë ashtu siç ju keni dëshirë. Në fakt, në bazë të Pinterest, kërkimet për vijezuesin me ngjyrë janë shtuar në këtë muaj për 143%.

Tani, ne e dijmë që vijezuesi për sy maceje nuk është për ligështim të zemrës. Artistja e grimit Sabrina Rinaldi thotë se përdoruesit i nevojitet të ketë dorën precize në mënyrë që të mund të arrij rezultate të mira, por edhe nëse kjo nuk funksionon, atëherë Rinaldi ka disa truke që mund t’ju ndihmojnë që të keni pamje që ju dëshironi. “Disa njerëz përdorin shirita tek pjesa e jashtme e syrit, apo visit-kartë për të arritur ato vijat e mprehta si dhe skajet. Unë preferoj që të krijoj vijën dhe pastaj, me tipsat e piketuara në formë Q-je, shkojnë duke e rafinuar linjën. Te dy prej këtyre mënyra, do të rezultojnë në atë se çka jeni duke synuar.”

Ajo thotë që vijëzuesi i lëngshëm krijon aso vija të mprehta, sa që të kërkohet që të bëhet vija e përkryer në sy. “Vijezuesi i lëngshëm kërkon precizitet më të lartë sesa lapsi apo kohl, pra nëse jeni një fillestare, përdorimi i lapsit do t’ju bëjë që të keni veten nën kontrollë.” Mënyra tjetër për të patur një pamje të tillë është duke pretenduar të jeni ende në shkollë fillore. “Krijoni formën prej syve të maces si një skicë e zbrazët dhe pastaj mbusheni atë me një stil të ngjyrimit si në magazina showbizi,” thotë Rinaldi. Sidoqoftë, ajo është realiste sa i përket margjinës së gabimit e cila është e madhe kur krijoni vijën e përsosur me formë të syrit të maces. Nëse e gjeni veten duke gabuar, Rinaldi rekomandon të përdorni tipsat e piketuara në formë Q-je të zhytura në pastruesin e grimit të syve për të lëmuar çfardo gunge apo njolle. Një letër për pastrim të grimit e mbështjellur përreth thoit tuaj do të bëjë gjithashtu trikun — thjesht përdorni skajet e thoit tuaj për të fshirë dhe krijuar një vijë të freskët.

Në bazë të Rinaldit, ngjyrat më të mira për t’i përdorur për këtë trend janë tonet e guximshme xhevahireje si burgundi, safire dhe emerald. Ato duken bukur në gati të gjitha llojet e lëkurës, ndërkaq, ngjyrat e zbehta mund të duken sikur t’i keni shpëlarë ato me ujë, thotë ajo. Këtu mund të gjeni frymëzimin që ju nevojitet kur të filloni grimin:

View this post on Instagram

Neon² 🌩 @brittanyxavier

A post shared by Into The Gloss (@intothegloss) on

View this post on Instagram

my favorite super hero makeup using: @neutrogena

A post shared by tonya brewer (@thetonyabrewer) on

 

Burimi: fashionmagazine