Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Të gjitha pamjet më të mira të bukurisë

Java e Modës e Kuturës është një mundësi për dizajnerët për të paraqitur anën e tyre të dizajnit, të cilën e kemi parë në një koleksion të fustaneve të mrekullueshme duke përformuar në sfilatë këtë javë. Sidoqoftë, këto pak ditë në kalendarin e modës poashtu paraqesin një mundësi për të paraqitur një ekspoze grimi.

Në Paris këtë javë, dallgët e ngjyrës të vendosur në qepallat dhe njollosjen në buzë tërhoqi vëmendjen tonë. Në sfilatës e Yuma Nakazato, ne pamë flakë të kuqe të përkëledhura dhe harqet e ashtit të vetullave, të cilat qëndruan në mënyrë të përsosur së bashku me flokët e tyre të frymëzuara me kapëse. Xuan vazhdoi me temën e çuditshme, duke bërë që modelet të mbajnë krah të fluturave përreth syve të tyre. Sfilatat poashtu paraqiten disa momente të veçanta të vetullave, me ato të mbuluara me borë dhe ato të bllokuara me ngjyrë. Kur kemi të bëjmë me buzët, ngjyrat mat tek Maison Margiela, ishin të mahnitshme siç ishin edhe pista me shkëlqim nga sfilata e Alexis Mabille. Dhe duke përfshirë të gjitha trendet në një ekstravagancë ishte Jean Paul Gaultier, ai i cili na përshëndeti me një mori të pamjeve të grimosura.

 

Burimi: fashionmagazine.com