Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

‘Smoothie’ që ju ndihmon të arrini lëkurë të mirë!

Lëkura juaj ka nevojë që të pastrohet nga toksinat, nga brenda dhe nga jashtë. Andaj ua sollëm disa reçeta për smuthi që lëkura juaj do i adhurojë…

Mjaltë dhe dredhëza

Ju duhet:

1 gotë me qumësht i skremuar

¾ kupë me dredhëza

½ lugë me mjaltë

Mënyra:

Vendosim të gjithë përbërësit në blender dhe i shtojmë mjaltë për shije

Përfitimet:

Dredhëzat janë të pasura me antioksidues që e ndalojnë mplakjen e lëkurës dhe paraqitjen e rrudhave.

 

Smoothie me papaja

Ju duhet:

1 papajë e mesme, e qeruar, pastruar dhe e vërë në feta

1 banane e copëtuar

¼ kupë me qumësht kokosi

½ kupë me lëng të freskët ananasi

Mënyra:

Vendosim të gjithë përbërësit në blender. Shtojmë akull sipas dëshirës.

Përfitimet:

Papaja bën çudira për lëkurën tuaj, duke qenë e pasur me vitaminë C ndihmon në shërimin e plagëve të lëkurës dhe të ndezjeve.

 

Avokado dhe kakao

Ju duhet:

½ avokado

2 lugë gjelle me pluhur kakao

1 banane

½ gote me qumësht të skremuar

Mënyra:

Vendosim të gjithë përbërësit në blender. Shtojmë akull sipas dëshirës.

Përfitimet:

Avokado dhe kakao bëjnë çudira për lëkurën tuaj. Avokado është e pasur me vitaminë B e cila luan rol kyç në rigjenerimin e qelizave, gjë që ndihmon në zhvillimin e indeve të reja të lëkurës.