Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

S’ka sallon, s’ka problem – si të hiqni gellin kur keni shtrëngim

Ne të gjithë kemi qenë këtu: llak-gelli i juaj fillon të tërhiqet, duke iu nxitur që ta hiqni atë fare. Edhe nëse mendoni që do të jetë pa dhembje dhe do të shkaktoj dëmtim minimal, shmangni qërimin e saj edhe me çmimin që mund ta bëjë thoin tuaj të hollë, të dobët dhe subjekt të thyerjes. Pra, çka duhet të bëni? Lexoni për të zbuluar mënyrën e duhur për ta hequr llak-gellin në shtëpi.

Hapi 1: lyeni në të verdhë

Atë çka e bëjnë pak a shumë teknikët në sallone, është me rëndësi që ju të lyeni me të verdhë shtresën e lartë të gellit për ta hequr shkëlqimin dhe kështu ta bëni më të lehtë për acetonin që ta shkëmoqë llakun.

Hapi 2: Pregadisni folinë

Para se të vini deri tek thithja, më së miri është që të keni gjithçka gati. Preni 10 shirita të folisë dhe shtrini ato në sipërfaqe të rrafsht.

Hapi 3: Thithni pambukun me aceton

Hapi i rradhës është që të merrni një leckë pambuku the lageni me aceton. Shmangni përdorimin e heqësit të llakut që është pa aceton për shkak se formula nuk do ta shkërmoqë gellin. Sigurohuni se pambuku është plotësisht i lagur, pastaj vendosni atë në qendër të thoit dhe mbështjelleni atë me një copëz folie. Shtrëngoni folinë për ta siguruar pambukun në thua.

Hapi 4: Leni thoin që të thith

Pa dyshim që pjesa më e vështirë rreth heqësit të gellit DIY është mundësimi i thonjve që të thithin plotësisht në mënyrë që të shkërmoqet gelli. Në sallone zakonisht kjo praktikohet për një periudhë prej 15-20 minutash, ne ju sugjerojmë që për 20-25 minuta të siguroheni që acetoni të ketë kohë të mjaftueshme për ta bërë punën e tij.

Hapi 5: Tërhiqni llakun

Nëse keni bërë gjithçka në mënyrë korrekte, atëherë llak-gelli vetëm se ka filluar të shkërmoqet pasi që të keni hequr folinë e mbështjellur. Për të hequr produktin e mbetur, butësisht shtyeni gellin nga thoi me një shkop druri apo me pajisje për kutikula. Nëse e shihni që gelli nuk po hiqet lehtësisht, atëherë ju duhet ta lagni atë me acon përsëri për 5-10 minuta të tjera. Shmangni tërheqjen e menjëhershme të llak-gellit pasi që mund ta dëmtoni pllakën e thoit. Pasi që llak-gelli të jetë hequr, aplikoni vajin e kutikulave dhe locionin për të rihidratuar thonjt dhe lëkurën tuaj nëse dëshironi. Pas këtij procesi, më në fund, thonjt tuaj do të jenë 100% pa llak.

 

Burimi: nailstyle.com