Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të stiloni një punxh në 13 mënyra të ndryshme

Mund të përzgjedhni një punxh të lartë apo të çrregullt, të ulët dhe të krehur apo me gërshetë!

Punxhet asnjëherë nuk dalin nga moda, por me ndihmën e Meghan Markle ju do mund të shihni stilimet e ndryshme dhe tejet interesante të punxheve, nga ato të përditshme dhe më të thjeshta e deri tek ato më elegante.

Punxh i ulët dhe i lirshëm

Meghan Markle ka shkaktuar bujë me punxhin e saj të çrregullt duke treguar se një verzion i tillë i atij stili do të jetë në rotacion të rregullt mbretëror. Ky model i  punxhit është i lirshëm dhe ka disa fije flokësh të dalë nga prapa si dhe flokë të ngritur pak nga para.

Punxh me bazë gërshete

Stili super i butë i Sarah Hyland vjen me një punxh të thurur me një gërshetë fort rreth bazës së punxhit.

Punxh gjysmë i kapur

Ky lloj punxhi është një mënyrë shumë moderne për të ekspozuar veten dhe për të theksuar fytyrën më të gjatë.mbajeni lart dhe në pjesën e prapme të kokës, si Rachel Brosnahan.

Pjesa e prapme e punxhit me gërshetë

Millie Bobby Brown ka vendosur që për pamjen e saj të krijojë një gërshetë të thurur nga prapa, duke krijuar efektin si një zinxhir dhe duke e fiksuar me një punxh të ngushtë.

Punxh i ulët

Na pëlqen se si Amy Adams ka përzgjedhur këtë stilim flokësh. Dëshironi ta provoni edhe ju? Krehni flokët nga njëra anë, shtoni llak për flokë për t’i fiksuar mirë flokët dhe ktheni punxhin poshtë veshit tuaj.

Punxh romantik

Emma Watson ka përzgjedhur punxh të lirshëm duke lëshuar shumë fije nga para dhe prapa kokës duke krijuar kështu një imazh shumë romantik dhe delikat.

Punxh i lartë me balluke

Rihanna arrin të mbajë fytyrën e saj me një hijeshi të papërshkruar me anë të ballukeve të gjata duke e ruajtur gjatësinë me anë të një punxhi të madh të vendosur lart kokës.

Punxh i gërshetuar

Ngritni punxhin të bërë tërësisht përmes gërshetave sikur Zoe Saldana. Është një mënyrë e lehtë për të krijuar një stil interesant si dhe ngritni pak flokët në pjesën e përparme.

Punxh i ulët me shirit dekorues

Keni për të shkuar në ndonjë event të bukur? Atëherë zgjedhni të krijoni një punxh të ulët të gërshetuar dhe duke e finalizuar me një shirit dekorues në kokë, njëlloj sikur Emmy Rossum.

Punxh i lartë dhe i çrregullt

Siç dëshmon këtu Sandra Bullock, një punxh i shthurur apo i çrregullt nuk nënkupton se keni flokë të pakrehur. Është një mënyrë e lehtë për të krijuar cilësi për një elegancë dhe pamje të mirë.

Punxh në formë harku

Kerry Washington nuk gabon aspak sa i përket dukjes së saj në tapetin e kuq, dhe padyshim edhe stilimi i saj i flokëve. Aktorja ka përzgjedhur një punxh në formë harku ku e bën të duket shumë e ëmbël dhe mbresëlënëse.

Punxh i shtrënguar

Jamie King ngrit pamjen e saj me një punxh të shtrënguar lart kokës dhe të lëmuar pa fije floku përreth, duke lejuar t’i theksohen vathët, vetullat dhe qafa e gjatë.

Punxh i trashë me ndarje të flokëve në mes

Selena Gomez ka përzgjedhur një punxh mesatar më të plotë si dhe ndarjen e flokëve në mes, ideal për pamjen e saj si dhe për të theksuar vathët gjeometrik me ngjyrë ari.