Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të shtoni detaje xixëlluese në garderobën tuaj

Nëse xixëllimat dhe shkëlqimi i tyre ju bën të lumtur, atëherë ne do ju tregojmë se si të bëni garderobën tuaj vezëlluese. Me sezonin e ahengjeve afër, përdorimi i xixave në garderobë do ju bëjë të shkëlqeni duke vallëzuar.

Bluzë e shkurtë

Nëse jeni nga ato persona që preferojnë xhinset në vend të fustaneve apo mini-fundeve, shtoni garderobës sharm me bluzë të shkurtër xixëlluese.

Xhepa xixëlluesz

Kërkoni nga rrobaqepësi që t`ua shtojë pak tekstil tek xhepat e këmishës apo të pantallonave dhe ja që i keni shtuar një xixëllimë garderobës suaj. Këtë gjë mund ta bëni edhe vetëvetiu nëse keni kohë të lirë.

Këpucë xixëlluese

Këpucët xixëlluese janë kudo, qoftë në rrugë dhe qoftë online. Mund të orientoheni për këpucë pa lidhëse, me platformë madje edhe pantofla apo atlete xixëlluese. Nëse nuk jeni fanse e rrobave xixëlluese atëherë mund të shtoni xixëllimë në këmbët e juaja.

Rripa xixëllues

Ju mund të avansoni garderobën tuja në garderobë ahengu duke shtuar xixëllimë në çdo pjesë, madje edhe në rrip. Edhe një fustan formal mund të duket si i ahengut nëse i shtoni xixëllima. Rripi xixëllues në korset është me të vërtetë një garderobë ahengu!

Çanta xixëlluese

Investoni në çanta të ndryshme dore, të ngjyrave të ndryshme si një shtesë e garderobës së ahengut. Vetëm një çantë xixëlluese mund të ndryshojë tërësish mënyrën se si dukeni, madje edhe me një veshje të thjeshtë.

Ka shumë mënyra të thjeshta dhe të lehta se si të shtoni elementin xixëllues në garderobën tuaj por mos e kufizoni veten vetëm në garderobë. Mund të shtoni këtë element edhe në sytë e nxirë vezullues, flokët vezulluese dhe shumë mënyra tjera.