Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të reagoni ndaj akneve të zeza për një lëkurë sa më të shëndetshme!

Lëkura është shumë delikate dhe duhet trajtuar me shumë kujdes. Pra, për t’iu ndihmuar në heqjen e puçrrave të zeza në mënyrë sa më të qetë, kemi biseduar me tri ekspertë për të marrë reagimin e tyre për një lëkurë sa më të shëndetshme.

E teproni me eksfoliant

Eksfoliantet fizike mund të ndihmojnë vërtetë në pastrimin e poreve, ndërsa eksfoliantet kimike ndihmojnë shumë në heqjen e vajit të tepërt. Por nëse e teproni me përdorimin e tyre, atëherë kjo bën më shumë dëm se sa dobi. Përbërësit e oksid salicilit mund të ndihmojnë në shtresimin e qelizave të vdekura dhe heqjen e vajit të tepërt, por mos e përdorni shumë shpesh sepse kjo mund të shkaktoj acarrim të lëkurës suaj.

Ju i prekni ato

Mos i prek! Është fjalia më e zakonshme që na bëjnë prindërit ose profesionistët e kujdesit të lëkurës. Prekja e tyre mund të dëmtojë rëndë lëkurën tuaj. Tentimi për shtypje ose pickim, mund të shkaktojë trauma në lëkurë, infeksion dhe dëme tjera.

Nuk e përgatitni lëkurën për të nxjerrë pikat e zeza

Siç e cekëm më lartë, përderisa prekja dhe shtypja ishte e gabuar, ju mund të nxjerrni ndonjë puçërr vetëm nëse e përgatitni mirë lëkurën tuaj. Ju duhet së pari ta pastroni atë me një pastrues të butë dhe të përdorni avull për ti hapur më lehtë poret tuaja. Ju mund ti nxjerrni ato edhe mënjëherë pas dushit.

Ju nuk keni teknikë të duhur për nxjerrjen e puçrave të zeza

Nxjerrja mund të bëhet ose me ndonjë mjet apo thjeshtë me gishtërinjtë tuaj. Por ekzistojnë teknika të duhura në kombinim të këtyre të dyjave që nuk shkaktojnë asnjë dëmtim të madh. Nëse nxjerrja bëhet në mënyrë të gabuar, atëherë lëkura mund të errësohet dhe të bëhet me njolla të kuqe për shkak të lëndimit të shkaktuar.

Nuk i nxjerrni fillimisht ato më të pjekura

Së pari, duhet të synoni të hjekni pikat e zeza që janë më të pjekura, më të errëta apo më të nxirë. Duhet të kuptoni se nëse nuk dalin pas tre tentimeve atëherë, kjo tregon se ende nuk është gati dhe se rrezikoni të dëmtoni lëkurën nga shtypja.

Ju nuk e hidratoni lëkurën mjaftueshëm

Kjo mund të duket e çuditshme por mbajtja e nivelit të balancuar të vajit të lëkurës është çelësi kryesor në minimizimin e pikave të zeza. Sigurohuni që të mbani një rrjedhje normale të vajit nga poret tuaja duke e mbajtur nivelin e lagështisë së lëkurës të balancuar.

Ju shikoheni në pasqyrë të madhe shumë shpesh

Një pasqyrë zmadhuese ndoshta mund të duket si një ide e mirë në teori, por në fakt duhet ti ikni kësaj sepse ju tregon edhe defektet më të vogla dhe mund të keni ndjesi të keqe. Sa më larg pasqyrave zmadhuese, ju nuk keni nevojë ta përkeqësoni edhe më tepër problemin tuaj me aknet.