Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të përdorim grimin për të fshehur faqet topolake

Nëse keni dashur ndonjë zgjidhje për të bërë fytyrën tuaj të duket më e gjatë dhe të fshihni faqet topolake, tani kemi përgjigje për ju. Në fund të fundit, nuk ka gjë që nuk mund të zgjidhet me pak grim! Këshillat e mëposhtme do ju ndihmojnë që të bëni faqet e juaja të duken më të vogla.

Mos harroni konturimin

Mos harroni se pasiqë keni faqe të plota, konturimi duhet të jetë më tepër vertikal se horizontal për të bërë fytyrën të duket më e gjatë. Zgjidhni skuqës me ngjyrë bronzi apo argjenti që do ju japin mollëza më të ngritura.

Mos u përcaktoni për skuqës të ndritshëm

Kur keni faqe topolake, çdo gjë e ndritshme do ju theksojë faqet e plota. Duhet të përcaktoheni për tone të mprehta që nuk theksohen shumë në lëkurën tuaj dhe që ju japin pamje të begatë. Ju sugjerojmë për skuqës ngjyrë bronzë që nuk do ua rëndojë faqet.

Harkoni vetullat

Forma e vetullave është vendimtare kur bëhet fjalë për kapjen e vëmendjes larg faqeve të juaja. Vetullat e harkuara lartë do ua bëjnë fytyrën më të hollë dhe do ua fshehin faqet topolake.

Bëni që sytë tuaj të duken më të mëdhenj

Sigurohuni që të drejtoni vëmendjen tek sytë e juaj duke i bërë të duken më të mëdhenj duke u përcaktuar për sy me linja më të definuar. Nëse dilni në mbrëmje atëherë përcaktohuni për sy të nxirë por sigurohuni që të përdorni maskara që ua thekson sytë.