Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të pastroni qerpikët tuaj artificial, sipas ekspertëve të grimit

Ne i kemi pyetur ekspertët për këshillat dhe truqet e tyre në zgjatjen e jetës së qerpikëve tuaj artificial.

Ta lëmë anash për pak çastesh statusin e editorit të grimit, unë jam sipas të gjitha gjasave, jam personi i fundit që duhet të merrni këshilla sa i përket qerpikëve artificial. Nuk jam aq e mirë në aplikimin e tyre. Mos më keqkuptoni, unë i dua qerpikët e mirë dramatik, por procesi i aplikimit është diçka me të cilën kam patur periudhë të vështirë në zotërimin e saj. Duke e thënë këtë, unë përdori vetëm qerpikë artificial kur një shoqe apo eksperte e grimit është bujarisht duke i aplikuar ato apo kur kam kohë të mjaftueshme për tu bërë gati për një ndejë dhe të mund me të vërtetë të fokusohem.

Kjo nuk do të thotë që unë nuk e çmoj një ndihmë për të zgjatur jetën e qerpikëve të mi artificial. Shumë herë kur kam ardhur në shtëpi pas ndejave, i kam tërhequr ato dhe pastaj, të nesërmen, i kam vërejtur në kosh të plehrave. Tani që ato vijnë me porosi në shtëpi, unë jam duke e përdorur këtë kohë jo vetëm për të mësuar se si të aplikohen qerpikët për thonj por poashtu për t’i ofruar atyre që i kam një pastrim të mirë.

Mu dha mundësia për t’i takuar dy artistë grimi nga Neë Yorku, Meghan Nguy dhe Tommy Makeup për këshilla se si të zgjatet jeta e qerpikëve artificial, dhe pasi që bisedova me ta, e kuptova se procesi me tre hapa është relativisht i thjesht.

  1. Hiqni ngjitësin.

Gjithmonë filloni duke e hequr ngjitësin e tepërt që është ende në kapësen e qerpikut. “Një mënyrë e lehtë për ta bërë këtë është marrja e pincës dhe butësisht heqja e ngjitësit që mund të jetë në kapëset e qerpikëve,” Nguy i tha Allure. Kur e kam bërë këtë, unë e kam kapur pincën e besueshme Tweezerman Slant Tweezer dhe me përpikmëri e tërheqa ngjitësin e qerpikëve të thatë. Ishte kënaqësi e madhe.

  1. Pastroni qerpikët

“Nëse keni aplikuar maskarë të vogël tek qerpikët tuaj derisa i keni patur qerpikët artificial të vendosura, më pëlqen të përdori maskarë të shytur në ujë mikellar dhe në mënyrë të ngadalshme t’i kryhi qerpikët. Uji mikellarë do të ndihmoj që të ndahet maskara, duke siguruar kështu që të hiqet secila fije nga qerpikët tuaj artificial,” thotë Nguy.

Tommy poashtu sugjeron kotimin e tamponit të pambukut me ujë mikellarë dhe butësisht të fërkohet me qerpikët, duke u siguruar kështu që e gjithë maskara dhe ngjitësi ashtu siç është planifikuar.

Për të dy nga këto metoda, unë kam përdorur Garnier SkinActive Micellar Cleansing Water All-in-1 sepse, sipas dermatologut nga New Yorku, Mona Gohara, është një opcion madhështorë për lëkurë të ndjeshme, pra në këtë mënyrë – është mjaftueshëm e butë për qerpikët e mi – plus, është vetëm $8 dhe mund të merrni shumë nga këto.

  1. Thani ato

Kur i thani qerpikët tuaj, Nguy potencon që të sigurohemi që jeni duke e përdorur peshqirin e duhur. Gjithmonë përdorni peshqir pa fije, apo në rastin tim, më pëlqen të përdori peshqir prej letre. Kur jeni duke i tharë ato, butësisht shtypni poshtë qerpikët, por jo shumë – ju nuk do të kishit patur dëshirë që të ngatërroni formën e qerpikut. (Personalisht, nuk do ta përdorja rrethet e pambukut sepse materiali mund të hiqet në qerpik, që do të ishte shumë irrituese për t’i larguar.)

Tommy poashtu sugjeron mbajtjen e kutisë së qerpikëve tuaj nëse jeni duke planifikuar t’i përdorni ato përsëri. Kjo siguron pastërtinë e tyre dhe i mundëson ato të mbajnë formën. Në momentin që ju i përcillni këto tre këshilla, vetëm kështu, ju do të keni qerpik artificial të gatshme për t’i përdorur herën tjetër.

 

Burimi: allure.com