Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të ndani flokët tuaja në përputhje me formën tuaj të fytyrës

Njëra nga mënyrat më të lehta për të ndryshuar pamjen tuaj është dallimi se si i ndani flokët tuaja. Përderisa shumë nga ne e gjejnë vijën natyrale dhe se e përdorin atë me vite të tëra, a keni hamendësuar nëse ai stil është me të vërtetë më i përshtatshmi për formën tuaj të fytyrës? Eksperimentimi me skaj të krijuar nga krehëri do t’ju jep mundësinë për të gjetur balancën ideale për të theksuar veçoritë tuaja. Por, pjesa më e mirë? Është një transformim plotësues i menjëhershëm! Për t’ju ndihmuar që të jeni në drejtimin e duhur, ne biseduam me stilistin James Williams (e cila ka punuar me Kyra Sedgwick), nga Canale Salon në Beverly Hills rreth artit të gjetjes së vijës së përkryer.

Në formë zemre

“Fytyrat në formë zemre kanë tendencë të jenë më të gjera tek mollëzat e fytyrës,” thotë James. “Vija e mesme është në përputhje me këtë formë, por vetëm nëse keni flokë të gjata. Nëse keni flokë të shkurtra apo shumë shtresa përreth fytyrës, mund të ketë efekt të kundërt.” Kjo për arsye se thekat e prera do të sjellin fokusin tek sipërfaqja më e gjerë e fytyrës tuaj. “Pjesa anësore do të funksionoj duke e mundësuar flokët që të mbulojnë pjesën më të madhe ballore dhe sipërfaqet e mollëzave dhe poashtu e bëjnë fytyrën të duket më e hollë,” sugjeron James.

Rrumbullakët

“Përdorni pjesën anësore të thellë për të paraqitur pjesën tuaj më të fuqishme,” thotë James. Nuk e di se cila pjesë e juaja është më e mira? Përdorni një letër të bardhë për të mbuluar gjysmën e fytyrës përderisa jeni duke e shikuar pasqyren. Pastaj, ndërrojeni anën. Ajo pjesë që iu pëlqen më së shumti, ajo fiton! “Fytyrave të rrumbullakëta iu nevojitet mbulim të flokëve për të zgjatur formën dhe për të balancuar veçoritë” thotë James.

Katrore

“Pjesa e thellë do të zbusë pjesën ballore dhe vijën e nofullave,” thotë James. Shtresat e gjata krijojnë një formë ovale rrethore duke rënë poshtë në mënyrë diagonale përgjatë fytyrës dhe fshehin skajet e vrazhda. Pjesa ideale për të filluar vijën tuaj të thellë është direkt mbi harkun në vetullat tuaja.

Ovale

“Njerëzit me fytyra ovale e kanë më së lehti! Ato mund ta tërheqin çfardo ane, në çfardo stili,” thotë James. Pra, pse të mos i provojmë që të gjitha? Eksperimentoni me anësore dhe skajet për një zbavitje mini në secilën ditë! Apo provoni të krijoni një pjesë rinore zigzag.

 

Burimi: beautylish.com