Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të krijoni grimin e përsosur sa më natyral gjatë dimrit

Dimri nënkupton dehidrim të lëkurës ndërsa si rezultat kemi  lëkurë të kuqe dhe të thatë që ka nevojë për grim hidratues që i jep lëkurës hidratimin e duhur. Mirëpo, nëse pëlqeni grimin shtesë atëherë kjo periudhë nuk është e duhur për një gjë të tillë pasiqë lëkura ka nevojë që të frymojë, andaj është mirë që të përdorim grim të veçantë për këtë sezon.

Parapërgatitje

Mbani mend se hidratimi i lëkurës suaj është kyç për të qëlluar grimin dimëror. Kuptojeni që lëkura juaj është e skuqur dhe e thatë andaj i duhet hidratim shtesë që grimi juaj të qëndrojë mirë në fytyrën tuaj. Nëse mbështeteni në kremë të ftohtë që luan rolin e fondacionit, ju sugjerojmë të përdorni hidratues dimëror që shërben si trajtim për zbardhjen e lëkurës së bashku me kremën e ftohtë që ju bën lëkurën të lëmuar dhe të hidratuar.

Baza

Sa i përket bazës, ju sugjerojmë që të përdorni produkte që ua hidratojnë lëkurën dhe ua mbulojnë zonat problematike. Do ishte më mirë që të përcaktoheni për fondacion me bazë vaji që do rrëshqasë butësisht pa ndjenjën e yndyrshme në lëkurë. Këshilla jonë është që ta përdorni në sasi të vogla pasiqë nuk dëshironi që fytyra juaj të rëndohet.

Sytë

Mund të pritoni që të grimoheni shumë këtë sezon mirëpo pa grim fytyra juaj mund të duket pa gjallëri. Kjo do të thotë se sytë e juaj shpesh duken të fryrë dhe të vegjël për shkak të ftohtit ekstrem andaj duhet t`i bëni të duken më të mëdhenj dhe të mbështeteni në vijëzimin e hollë me lajner.

Skuqja

Përderisa hajllajteri është diçka e tepruar për një pamje natyrale të grimit, ju sugjerojmë që të përzieni pudër me xhel petroleum vazelinë dhe t`a aplikoni në mollëzat e faqeve. Vazelina do të mbyll hidratimin dhe kur të përzihet me ngjyrë, krijon një ngazëllim ngjyrë rozë.

Buzët

Për buzëkuq përdorni një nuancë të zbehtë që duket delikate në buzë. Përcaktohuni për një ngjyrë që ngjason me tonin e lëkurës suaj.