Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të keni nënsqetulla të përsosur – sipas Dr. Vicki Belo!

Këtu po ju paraqesim 4 zgjidhje nëse nuk jeni të bekuar me sqetulla të mira në mënyrë natyrale.

Nëse ekziston një femër që mund të na tregojë si të arrijë nënsqetulla perfekte, atëherëështë dermatologia e personave të famshëm, Dr. Vicki Belo. E tëra që duhet të bëni, është t’i hedhni një vështrim klinikave të saj dhe të njihni faktin se ajo është e besuar nga të gjithë mbështetësit e saj.

Pra, çfarë duhet pasur për nënsqetulla të përsosur? Dr. Belo ofron preparate natyrale, si dhe sigurisht një video të prodhuar nga Cosmo.ph.

  1. Problemi: Gjëndra aktive të djersës tek nënsqetullat

Zgjidhja: Botoks

Dr. Belo e di mirë këtë shqetësim, edhe ajo ka nënsqetulla që i djersiten. Ajo pohon faktin se ka bërë botoks tek nënsqetullat e saj për 5 vitet e fundit dhe është procedura më e mrekullueshme pasi harroni se keni djersitje. Botoks me hiperhidrozë bëhet zakonisht një herë në gjashtë muaj dhe rezultati është se nënsqetullat tuaja bëhen të thatë pa djersë.

  1. Problemi: qime të padëshiruara tek nënsqetullat

Zgjidhja: heqja e qimeve me laser

Here 's a video from @daianamenezes_ having painless laser hair removal

A post shared by Vicki Belo, M.D. (@victoria_belo) on

Klinikat e Belo-s ofrojnë disa trajtime për heqjen e qimeve me laser që ju mund t’i zgjidhni si, Cool Glide Laser, G-MaxHarmony SHR, Light Sheer Diode Laser dhe Motif Laser Removal. Disa nga këto teknika janë të dhimbshme por kërkojnë më pak seanca.

  1. Problemi: lëkurë ‘pule’ tek nënsqetullat

Zgjidhja:Procedura “Revlite”

Lëkura jo e balansuar apo lëkurë me kokrra si e pulës, shkaktohet nga fërkimi gjatë rruajtjes apo heqjes së qimeve tek zona e nënsqetullave. Nëse keni lëkurë me gunga të vogla apo lëkurë pule, siç përshkruan Belo, mos u shqetësoni. Revlite është procedura për ju. Është një procedurë e këndshme, jo invazive 20 minutëshe dhe zgjat rreth gjashtë deri në tetë sesione çdo dy javë, varësisht nga rasti i pacientit. Revlite gjithashtu ndihmon në lehtësimin e lëkurës dhe tkurrjen e poreve tuaja.

Për të hequr qafe lëkurën e errët nën sqetulla, Belo ofron një procedurë me laser që përmirëson lëkurën deri 98%. Është një lloj laseri i quajtur Starëalker dhe është vërtetë i mahnitshëm. Ju e praktikoni një herë në muaj për katër muaj rresht dhe kjo është minimumi. Kjo ndikon në heqjen e njollave dhe pikave të kuqe. Laseri synon depozitat e melaninës dhe efektivisht lehtëson dhe zbut lëkurën.

Sigurisht, trajtimet e bukurisë – madje vetëm për nënsqetullat tuaja- kanë një kosto me vete. Pro, ia vlen që të investoni në mirëmbajtjen dhe bukurinë e trupit tuaj!