Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të identifikohen dhe trajtohen vijat valore në thonj

Çka janë saktësisht vijat valore të thonjve?

A i keni vërejtur ndonjëherë depresionet e vogla në thonjt e gishtave të dorës dhe të këmbës? Kjo quhet thoi me vija valore. Mund të ndodhë për një mori arsyesh dhe është shpesh e ndërlidhur me psoriazën e thoit. Ju mund poashtu të keni zbardhim të thonjve apo rritje normale me këtë gjendje shëndetësore. Më poshtë mund t’i lexoni vijat valore të thonjve, shkaktarët e tyre, dhe se çfarë trajtimesh janë në dispozicion.

Si të identifikoni thonjt me vija valore

Thonjt me vija valore mund të shfaqen si vrima të cekëta apo të thella në thonjt tuaj. Vijat valore mund të ndodhin në thonjt e gishtave tuaja të dorës apo të këmbës. Ju mund të mendoni që vijat valore mund të duken si hapësira të bardha apo shenja të tjera. Mund poashtu të duken edhe se thonjt tuaj janë goditur me gazhda për thyerje të akullit.

Nëse vijat valore të thonjve tuaj janë të ndërlidhura me psoriazën e thonjve, siç është në të shumtën e rasteve, ju mund poashtu të përjetoni:

  • ndryshimin e formës normale (deformimi)
  • trashësimi
  • ndryshimin e ngjyrës së thoit (zbardhja e ngjyrës)

Njerëzit me psoriazë të thonjve mund të përjetojnë thonj të shliruar të cilat ndahen nga shtratet e thonjve. Termi më teknik për këtë simptomë është onikolisa. Në rastet më të rënda, psoriaza për thonj mund të shkaktoj që thonjt tuaj të hiqen.

Ju mund të përjetoni psoriazë të thonjve me apo pa simtoma të tjera të psoriazës.

Këto përfshijnë:

  • kuqje, fasha të leskëruara në lëkurë
  • lëkurë e thatë, e çarë apo e gjakosur
  • kruarje apo djegje të lëkurës
  • nyje të ngurta apo të fryra

 

Burimi: healthline.com