Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të hiqni ngjyrën e flokëve nga lëkura!

Çdoherë që ngjyrosni flokët ju përsëritet historia e njejtë: ju përveç që ngjyrosni flokët, krijoni rrëmujë edhe në lëkurën përreth duke lënë njolla dhe mbetje të ngjyrës kudo në lëkurë. Ndonjëherë është shumë vështirë të hiqni këto njolla, veçanërisht nëse ngjyra është më e errët apo ka qëndruar më shumë kohë. Megjithatë, po ju paraqesim tre mënyra të shpejta se si të hiqni ngjyrën nga lëkura, që ndoshta nuk i keni ditur prej më herët dhe janë po aq efektive!

Alkohol + detergjent të lëngshëm për larjen e enëve

Shtoni pak alkohol dhe më pas disa pika detergjent të enëve. Me gisht përzieni përbërësit dhe butësisht shpërndajeni në vendin ku njollat kanë mbetur. Pas heqjes së ngjyrës së flokëve, lani dhe pastroni lëkurën tërësisht.

Sode bikarbone + detergjent i lëngshëm për larjen e enëve

Tre lugë sode bikarbone përzieni me një lugë çaji detergjent për larjen e enëve. Përzierjen e fituar aplikojeni në vendin ‘kritik’ dhe më pas shpëlajeni.

Uthull

Provojeni këtë vetëm nëse nuk keni lëkurë të ndjeshme! Hidhni pak uthull në vendin me ngjyrë dhe do të vëreni se ngjyra do të hiqet mënjëherë nga lëkura. Ndoshta pak do të ndjeni aromë të pakëndshme uthulle, por do ta shpëlani edhe ashtu kokën më pas…