Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të hiqni me lehtësi llakun e errët të thonjve!

Po pra, mund t’i thuani lamtumirë njollave të errëta të bezdisshme apo përshkëllimit të llakut të errët…

Të gjitha nuancat e llaqeve për thonj janë të veçanta në llojin e tyre, por për një pamje të theksuar dhe atraktive ndoshta përzgjedhja do të ishte për një llak me ngjyrë të errët.

Por, pavarsisht dëshirës për nuancat e errëta, kur vjen puna për ta pastruar apo hequr ne përjetojmë vërtetë sfidë të madhe. Fillojmë të urrejmë veten pse pikërisht kemi zgjedhur këto nuanca të errëta që na lënë njolla gjithandej gishtave.

Por, mos e dramatizoni aq shumë situatën, ja disa truke bukurie si mund të hiqni llakun e errët nga thonjtë tuaj.

Merrni balsamin e buzëve dhe aplikojeni në secilin gisht, dhe mos e kurseni produktin, kështuqë hidhni një sasi të madhe. Balsami do të veprojë si një pengesë ndërmjet thonjve dhe lëkurës suaj. Nëse nuk keni balsam për buzë, atëherë mund të përdorni vaj kutikulash si alternativë.

Më pas, merrni një top pambuku të zhytur në aceton dhe vendoseni në krye të thonjve rreth 10 minuta, duke vënë pak presion mbi thonjtë. Pastaj ngadalë shtyjeni topin e pambukut te poshtë.

Po, pra, kaq e thjeshtë! Ju mund t’i thuani lamtumirë njollave të bezdisshme të ngjyrës apo përshkëllimit të thonjve, falë këtyre trukeve të lehta dhe të shpejta në aplikim…