
Megjithëse nuk mund të shihen të pasmet nga njerëz tjerë, por sidoqoftë edhe për vetveten është shumë i bezdisshëm fakti kur keni akne në zonën e të pasmeve. Në vazhdim po ju pëmbledhim disa gjëra të mahnitshme që mund të bëni për të mbajtur pastër këtë zonë dhe pa irritim të lëkurës!
- Trajtoni lëkurën përreth prapanicës sikur fytyrën tuaj
Pastroni dhe lani zonën rreth të pasmeve me një produkt që ofron pastrim të thellë të lëkurës, pa nevojën e irritimit të saj. Sapuni sebamed funksion shumë mirë për këtë zonë delikate të trupit!
- Mos i ngacmoni aknet!
Pa marrë parasysh se mund të mendoni që nëse i prekni apo shpërtheni aknet ju mund t’i largoni ato, por e vërteta është se mund t’i përkeqësoni më shumë duke i irrituar dhe infektuar akoma më shumë.
- Largoni lëkurën e vdekur përreth kësaj zone
Ndonjëherë keni lëkurë me akne apo gunga përreth të pasmeve si pasojë e krijimit të lëkurës së vdekur. Ju mund të zbatoni ndonjë trajtim eksfoliant për të qëruar dhe hequr lëkurën e vdekur apo edhe aplikimin e maskave paraprake një herë në javë, për lirimin e poreve.
- Vishni të brendshme pambuku
Është mirë të investoni në të brendshme pambuku që lejon depërtimin e ajrit dhe kjo zonë të merr frymë lirshëm. Nëse kombinohet djersa dhe lagështia, atëherë si pasojë e fërkimit të lëkurës vie deri tek irritimi. Zgjedhni përmasat e duhura dhe shmangni të brendshme të ngushta që ju bllokojnë të merr lëkura ajër.
- Mos keni turp të kërkoni ndihmë!
Nëse kjo ju shqetëson vërtetë, atëherë mos keni turp të konsultoni një dermatolog. Ekzistojnë lloje të ndryshme trajtimesh për zonën e të pasmeve, dhe padyshim mund të shpëtoni nga aknet e padëshiruara në këtë zonë.
- Ndizeni prapanicën me ushtrime!
Ju mund të mirëmbani të pasmet tuaja edhe duke u stërvitur vazhdimisht. Përveç që do keni lëkurë të mirë e të freskët, ju do të tonifikoni edhe muskujt përreth duke krijuar të pasme mahnitëse! Këtë rutinë të stërvitjes së të pasmeve e praktikon edhe modelja e njohur Adriana Lima, siç mund ta shihni në videon më poshtë!