Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të arrini efektin e një lëkure të përsosur

Nga brendet kryesore si Crème De La Mer, Sisley, YSL dhe Bliss, ekspertët e kujdesit të lëkurës do të ju përgjigjen pyetjeve tuaja për t’ju ndihmuar që të përsosni rutinën tuaj ndaj kujdesit dhe mirëmbajtjes së lëkurës, se a bëhet fjalë për këshilla kundër plakjes apo truqe për heqjen e grimit.  Gjeni më poshtë sekretin për një lëkurë të përkryer sipas ekspertëve më poshtë:

Kiehl’s guru Gerwyn Powell

Për të arritur rezultatet që jeni duke i kërkuar nga serumet, këto duhet të përfshihen në rutinën tuaj të përditshme, por edhe gjatë natës. Serumet synojnë një problem specifik, por kryesisht përdoren për të stimuluar kolagjenin dhe elastinin nën sipërfaqen e lëkurës.

Sisley’s Lesley Clough

Mos ngurroni që të përdorni më shumë produkte njëkohësisht. Kjo nuk ju merr shumë kohë ndërsa ju jep pamje rinovuese sikur të dilni nga ndonjë sallon bukurie. Filloni me heqjen e qelizave të vdekura nga sipërfaqja me ndonjë eksfoliator të mirë, më pas aplikoni një maskë në fytyrë dhe mbajeni rreth 5 deri 10 minuta që të arrini një efekt shkëlqyes, dhe fare në fund, përfundojeni procesin duke e zbutur dhe hidratuar lëkurën.

Terry Irvine nga Bliss

Është paksa e siklteshme për të zgjedhur një pastrues të fytyrës, kur keni kaq shumë zgjedhje për t’u ofruar. Zgjidhni pastruesit që i përshtaten shqetësimit të lëkurës suaj. Nëse keni fytyrë të yndyrshme, përdorni një formulë me xhel, me përbërësit si oksid salicili ose peroksid benzoil nëse vuani nga aknet.

Për lëkurë të kombinuar, ju mund të përdorni çfarëdo lloj pastruesi, por fokusohuni në problemin e saktë të lëkurës suaj. Për lëkurë të thatë, ju nevoitet ndonjë pastrues që mund të pastrojë mirë fytyrën por pa dëmtuar lëkurën tuaj. Pastruesit me bazë qumështi, kremi apo vaji, nuk janë shumë të ashpër dhe nuk e lënë lëkurën të dehidratuar ose të tkurrur.