Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të arrijmë deri tek manykiri i përsosur françez!

Disa barazime janë shumë të thjeshta të arrihen: Chanel + llak për thonjë + art i thonjëve = pefeksion veror i thonjëve.Chanel na huazoi manykiristen Gina Viviano, e cila na mësoi disa truqe se si të arrijmë deri tek versioni i ri i manykirit françez.

Hapi 1

Filloni me thonjë të pastër dhe të përgatitur duke i shtyrë pas kutikulat dhe duke aplikuar shtresën bazë. Shtresën bazë fillojeni nga rrënja e thoit duke e përshkuar deri në maje, mos u shqetësoni nëse vija nuk është e drejtë pasiqë do e përmirësoni më vonë.

Hapi 2

Zhyteni majën e shkopit të kutikulave në llak për thonjë dhe përdoreni për të pastruar skajet e vijës së bardhë. Nëse ende ka ngjyrë atëherë përdorni një brushë të vogël.

Hapi 3

Lerini thonjtë të thahen për dy minuta, pastaj aplikojeni shtresën e dytë të llakut të bardhë.

Hapi 4

Mbusheni pjesën tjetër të thoit me një llak kualitativ nga Chanel. Pasiqë shtresa e bardhë është veçmë e krijuar, ngjyra e thonjve do të jetë e lehtë për t`u aplikuar. Prisni dy minuta pastaj aplikojeni shtresën e dytë, pastaj prap presim dy minuta para se të aplikojmë shtresën e sipërme.