Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si ta dini kur thonjt tuaj kanë nevojë të pushojnë së lyeri me llak

Thonjt tuaj nuk kanë nevojë të “marrin frymë” në mes të manikyreve, por ka arsye të tjera që ju duhet nganjeherë t’i lini ato të zhveshura. 

A kanë nevojë thonjt të “marrin frymë”? Ju mund ta keni pyetur veten kështu kur filloni t’i vëreni majet e thonjve tuaj të zverdhur pas disa javëve të përdorimit të llakut të njejtë për thonj. Përderisa shokët tuaj mund nganjëherë të përmendin rëndësinë e të qenurit i sigurtë që thonjt tuaj marrin ajër, ju mund të argumentoni që jo – se thonjt tuaj në fakt nuk kanë nevojë fare të marrin frymë. “Ato nxjerrin oksigjen dhe ushqyes nga furnizimi me gjak dhe jo nga ajri,” thotë dermatologu nga New Yorku dhe ekspertja për thonj, Dana Stern. Thonjt, sidoqoftë, kanë nevojë për pauzë në mes të manikyreve për arsye të tjera. Këtu mund të lexoni nëse thonjt tuaj nganjëherë duhet të jenë të zhveshura.

Shenjat që tregojnë se thonjt tuaj kanë nevojë për pauzë ndaj lyerjes me llak

Në bazë të Stern, janë pesë shenja kryesore që thonjt tuaj kanë nevojë për pushim nga terminet e manikyrit javor: dukja e kokrrizimit të keratinës (njollat e vrazhda dhe të bardha në sipërfaqen e thoit), lëvozhga, kreshtat dhe ndarjet, heqja e ngjyrës dhe kutikulat e dehidruara. Edhe pse disa nga këto dëmtime (siç janë kokrrizimet e keratinës) mund të shkaktohen nga përdorimi i zgjatur i llakut, mund poashtu të shkaktohet edhe nga pregatitja dhe heqja jo e duhur. “Nëse një limë elektrike apo lima të tjera shumë gërryese përdoren për të kruar sipërfaqen e thoit, ato mund të zhvendosin enikocitet sipërfaqësore – apo qelizat e thoit – duke shkaktuar kështu kreshta, ndarje dhe çrregullime të tjera të sipërfaqes siç janë hollësimet e shtratit të thoit,” thotë ajo.

Për të shmangur këtë, artisti i thonjve Elle sugjeron që të jemi syqelë kur kemi të bëjmë me gjetjen e manikyristit që është i kujdesshëm që të shmang lustrimin e tepruar të thonjve. (Shenjat e lustrimit të tepërt përfshijnë ndjenjat e nxehtësisë së jashtëzakonshme apo dhimbjes.) Ajo poashtu rekomandon që kurrë të mos kapet apo tërhiqet llaku kur ju mendoni se ka ardhur koha për një gjë të tillë, sepse kjo mund të shkaktoj dëmtim të sipërfaqes së thonjve tuaj. “Ju mund pa dashje që të hiqni qelizat sipërfaqësore të thonjve të cilat shkaktojnë pastaj kokrrizime të keratinës,” shton Stern.

 

Burimi: allure.com