Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si ndikon proteina e keratinit në dëmtimin e flokëve!

Pas deklarimit si një mrekulli e trajtimit për drejtimin e flokëve, a mund të ndikojnë mbi të gjitha të thënat e VIP-ave për rezultatet jo dhe aq të mira si dhe efektet negative të proteinës ‘keratin’?

Pasi Jennifer Aniston reklamoi prerjen e flokëve si rezultat i dëmit të shkaktuar nga trajtimi brazilian për drejtim të flokëve (keratin) pasuan edhe shumë diskutime kontraverse rreth proceseve kimike të tij. Ndërsa nga ana tjetër, kompanitë dhe sallonet e bukurisë promovojnë shërbime të shtrenjta dhe të njohura se është trajtim i shëndetshëm dhe se nuk dëmton fijet e flokëve, mirëpo skenaret reale, ngjashëm sikur me Aniston dhe stilistë të flokëve sugjerojnë ndryshe.

“Ky trajtim është një sistem i zbutjes së flokëve gjysmë-permanent që synon drejtimin e flokëve në shtresën e jashtme” – thekson David Babaii, stilist i famshëm i flokëve në Los Angeles. Ky trajtim depoziton një verzion të lëngshëm të proteinës keratin në flokët tuaj së bashku me një kimikat mbrojtës-i cili aplikohet direkt në flokë të thata e më pas me anë të një hekuri për flokë hekurosen fijet në drejtim të drejtë.

Është vërtetuar se ky trajtim është një formulë që përmban formaldehid, komponimet e të cilit mund të jenë kancerogjen, në të cilën edhe qendrat më të mëdha pohojnë se edhe ato produkte që vlerësohen si natyrale dhe pa përmbajtje të kimikateve nuk janë reale. Aspekti tjetër negativ i këtij trajtimi është edhe temperatura në të cilën duhet ti ngrohni flokët tuaj për të përmbushur qëllimin. Nxehja e hekurit deri në 450 shkallë nuk bën edhe aq mrekullira në flokët tuaj.

Nëse jeni një adhurues i flaktë i flokëve të drejta, para se të zgjedhni trajtimin me keratin duhet të bëni një pasqyrë të shëndetshme rreth flokëve tuaj. Nëse flokët i keni të dëmtuar, trajtimi tradicional me keratin mund të jetë në rregull, por mos harroni se edhe këto produkte kanë një nivel të dëmit. Ja disa këshilla të thjeshta:

Flokët tuaj janë pasqyrë e asaj çfarë konsumoni. Është shumë me rëndësi që të keni një dietë të ekuilibruar në të cilën përfshihen shumë fruta të freskëta dhe perime. Gjithashtu konsumoni proteina të mjaftueshme në ushqim si vezë, mish pule dhe kos, por edhe konsum të hekurit i cili mund të gjendet në farat chia dhe zarzavate të ndryshme duke përfshirë spinaqin.

Flokët në gjendje të mirë fillojnë qysh në dush. Pastroni flokët çdo ditë për kujdesin e flokëve me anë të përbërësve të shëndetshëm. Kërkoni për hidratues apo përbërës që ndihmojnë riparimin dhe mbrojtjen e agresorëve të mjedisit, të tilla si antioksidantë dhe proteina.

Aplikoni kondicioner çdo ditë. Hidratoni flokët çdo ditë me kondicioner si dhe produkte tjera stiluese, madje edhe nëse flokët i keni të yndyrshme, sepse është e nevojshme për skajet e qimeve të flokëve. Gjëja më e rëndësishme është pastrimi, pastrimi dhe vetëm pastrimi i mirë i flokëve.