Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si është dukur regjimi i juaj i bukurisë që kur keni filluar ta praktikoni…

Shumë gjëra kanë ndryshuar që kur ne filluam të vet-izolohemi në muajin mars – duke përfshirë edhe rutinat tona personale të përkujdesjes. Gjatë periudhave të vështira si këto, ndjekja e bukurisë mund të jetë edhe ndihmë por edhe pengesë. Si është dukur regjimi i juaj i bukurisë që kur keni filluar ta praktikoni distancën shoqërore? A keni praktikuar lëvizjet e zakonshme sa i përket flokëve, lëkurës dhe grimit? Ne i kemi pyetur disa nga antarët e ekipit Beautylish se si kanë ndryshuar rutinat e tyre të bukurisë (apo nuk i kanë ndryshuar fare) përgjatë këtyre momenteve të paprecedenta.

Sharon P., CX Menaxhere lokacioni

“Jam duke përdorur më pak grim dhe jam duke u fokusuar vetëm në rutinën time të përkujdesjes ndaj lëkurës. Lëkura ime kurrë nuk është dukur më e mirë, edhe pse dieta ime nuk është edhe aq e mirë siç duhej të ishte. Gjithashtu, kam bërë një prerje të lehtë ballukeve me stilistin tim të flokëve! Ishte e dobishme të përdornim pasqyrën Glamcor Riki Skinny Mirror për të mbajtur telefonin tim në mënyrë që stilisti im të mund të shihte derisa unë preja balluket, sepse definivisht duhen dy duar. I tërë procesi zgjati rreth 15 minuta dhe stilisti im më ofroi këshilla shumë të dobishme të prerjes në mënyrë që unë të fshehja çfardo sipërfaqe jo të përsosur. Në përgjithësi, nuk arrita t’i prej balluket më së miri, por edhe jo më së keqi!”

SWeet R., Këshilltare e bukurisë

“Nuk e kam përdorur asnjë produkt grimi përpos hijeve dhe buzëkuqit në mënyrë që të shmangi çmendjen time. Pamje ime e përditshme është e sofistikuar me barcoleta, flokë të rëna poshtë, duke u kënaqur pa grim. Përkujdesja ndaj lëkurës nuk ka ndryshuar përpos që e kam maskuar më shpesh se zakonisht. Maskat nga shafrani i Indisë, mjalta dhe limoni janë të preferuarat e mija!”

Christina F., Producente kreative

“Kam filluar të bëhem shumë përtace me rutinën time. Unë vetëm se nuk kam bërë shumë gjëra, por tani nuk bëjë asgjë. Unë ende e lajë fytyrën time çdo mbrëmje me pastruesin Indie Lee’s Brightening dhe kjo është në thelb gjëja e vetme që ka mbetur e pandryshueshme në rutinën time. Duket rifreskuese dhe ndihmon në ndarjen e ditës sime të punës nga aktivitetet e mbrëmjes siç janë shikimi i filmave në Netflix.”

 

Burimi: beautylish.com