Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Shkenca e grimit

Të shikosh më të mirën tënde mund të jetë po aq shkencë sa edhe art — posaçërisht në biznesin e kozmetikës.

Shikoni tek kozmetikat dhe produktet e bukurisë që janë të ekspozuara në dyqanet kur vendosni të blini: gel për flokë, buzëkuq, pllakë thonjsh, shimmer, shkëlqim buzësh, ngjyrë për vetulla, hije të syve, pudër për fytyrë, llak për flokë, buzëkuq për sy, shkëlqim, krem ​​për fytyrë, locion për trup, dhe shumë të tjera. Secili prej këtyre artikujve është një kombinim i elementeve të ndryshme kimike.

“Formulimi i kozmetikës është një kryq në mes – tingëllon i keqe – kimisë së vërtetë dhe gatimit,” thotë Steve Hasher. Ai punon në Estee Lauder. Është një kompani e madhe kjo e grimit në Neë York.

Burrat dhe gratë që krijojnë kozmetikë duhet të njohin shkencën, veçanërisht kiminë, thotë Hasher. Por suksesi i një produkti varet shumë nga mënyra se si duket dhe ndjehet.

“Kur jeni duke gatuar, ju hidhni pak hudhër dhe ushqimi del ndryshe”, thotë Hasher. “Kur jeni duke zhvilluar një produkt, ju luani me kimikate dhe raporte ekuilibri për të arritur atë që duhet. Në thelb, është një proces i karakterizuar me teste dhe gabime.”

E gjithë kjo ngatërresë shtohet. Shitjet e kozmetikës janë një biznes i madh.

Kimistët dhe inxhinierët e tillë si Hasher, janë duke punuar vazhdimisht për të krijuar produkte të reja dhe për të përmirësuar ato të vjetrat. Çdo tub i buzëkuqit, puudrës për fytyrë dhe locionit kundër rrudhave përmban një përzierje të rregulluar mirë të përbërësve. Është produkt i hulumtimit intenziv me teknologji të përparuar.

 

Burimi: sciencenewsforstudents.org