Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Shampo nga soda bikarbone dhe shpëlarje me uthull të mollës!

Unë jam shumë e kujdesshme ndaj shampove në këto kohëra, sepse sulfatet, kimikati në shampo që shkakton shkumën në flluska të këndshme, konsiderohet të jetë poashtu e rrezikshme.

Pra, kur lexova se shumica e femrave po përdorin shampo të krijuar në kushte shtëpiake, edhe atë me sode bikarbone dhe shpëlarje me uthull të mollës, unë mendova se tingëllon shumë pa efektshëm dhe me erë të keqe.

Por, isha shumë gabim. Kam provuar këtë formulë duke kursyer 3 herë sa shampon e zakonshëm që blija. Flokët e mia ishin të pastra dhe të shëndritshme. Unë kam bërë shumë kërkime rreth kësaj metode dhe pothuajse çdo femër betohet për këtë. Ato pohojnë se kjo funksionon më mirë se sa shampoja e thjeshtë.

Unë duhet ta pranoj se ekziston një dobësi në këtë metodë. Merr pak kohë për t’u përgatitur (uji aktivizon sodën bikarbone andaj edhe duhet ta përgatitni mënjëherë para se ta përdorni), si dhe nevoiten disa shpëlarje për të hequr erën e uthullës. Të them të drejtën, në fillim më mungontë mungesa e shkumës, gjë që me shampot e zakonshëm krijohej shumë, por megjithatë kursimet që do të shpenzoj për shampon janë të mëdha dhe garantoj se nuk po hedh helm në trupin tim.

Shënim: ndoshta iu duhet flokëve një javë kohë që të përshtaten me këtë metodë të re, por pas disa shpëlarjeve, vaji dhe aroma duhet të zhduken. Flokët e mia ishin më të yndyrshme se zakonisht, por pas larjes së tretë me këtë metodë, ato ishin të mrekullueshme.

Përbërësit:

Përdorni një pjesë të sodes bikarbone me tri pjesë të ujit. Dy lugë të gjellës sode bikarbone funksionojnë shumë mirë nëse keni flokë të shkurtër deri në gjatësi të mesme. Përdorni 3-4 lugë nëse keni flokë më të gjatë.

Nëse përdorni 2 lugë gjelle sode bikarbone, atëherë përdorni 6 lugë gjelle ujë. Ndërsa për tri lugë sode bikarbone përdorni 9 lugë gjelle ujë.

Për shpëlarjen me uthull, përdorni uthull molle ose uthull të bardhë, gjë që janë më pak me aromë të keqe. Vendosni në një shishe sprej ½ filxhan të uthullës së mollës dhe dy gota ujë të destiluar. Shtoni deri tre pika të ndonjë vaji esencial. Lavanda, trëndafili, barbaroza janë të gjithë vajra të këndshëm që mund t’i përdorni, por nuk e keni patjetër.

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Përgatitja:

Përzieni sodën bikarbone dhe ujin deri sa të krijohet një pastë apo masë homogjene.

Shpëlani flokët tërësisht në dush. Është e rëndësishme që të siguroheni që çdo qime e flokëve të ketë lagështinë e nevojshme.

Ndalni ujin dhe filloni të masazhoni kokën me pastën deri në skajet e qimeve. Lëreni që të veprojë deri 5 minuta para shpëlarjes. (mund të depiloheni përderisa i keni flokët me pastën akoma).

Më pas shpëlajeni kokën me uthull molle. Thjeshtë spërkatni me sprejin duke filluar nga rrënjët e deri në skajet e flokëve.

Ju mund ta ruani këtë përbërje apo formulë pastrimi deri në një muaj në banjo.