Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Selena Gomez është duke e lansuar linjën e saj të grimit

Sot, Selena Gomez njoftoi që është duke e lansuar linjën e saj të bukurisë, Rare Beauty. Dhe nuk është befasi, duke e marr parasysh faktin që ylli i popit e ka dalluar veten si entuziaste e guxishme e bukurisë, duke u munduar të ndryshoj pamjet e saj nga pastelet e buta tek vijëzuesit e egër dhe me krahë, pa përpjekje të mëdha dhe shpeshherë nga artistja e grimit, Hung Vanngo.

Si do ta përcaktoj ajo misionin e markës? “duke qenë e rrallë, ju mund të jeni e rehatshme me veten tuaj,” shpjegoi sot këngëtarja përgjatë platformave të saj. “Kam ndaluar së provuari për tu dukur më e përsosur. Unë vetëm dua të jem vetvetja.” Kjo është e tëra që dijmë rreth planifikimit të lansimit të linjës së Gomezit deri më tani:

 

Për kur ka njoftar se do të lëshohet në qarkullim linja e saj?

Gomez e ka regjistruar markën e saj tregtare për linjën qysh në muajin gusht, por njoftoi lansimin zyrtar të saj sot drejtpërdrejt në Instagram.

 

Çka është tregimi pës emrit të tij?

Rare Beauty është një dremitje tek kënga e saj më e fundit, “Rare,” thotë Gomez. “Është e destinuar që të përdoret me knaqësi – është shumë e veçantë,” tha ajo. “Nuk është e thënë që të dukemi si çdonjeri, por duhet të jemi si vetvetja.”

 

Çka do të përfshij linja?

Gomez nuk foli shumë për linjën por potencioi pafundësinë e saj. “ka shumë gjëra të tjera që do të dëshiroja t’i ndaj me ju, por do ta bëjmë një gjë të tillë brenda muajve në vijim,” tha ajo. Edhe pse shumë njerëz besojnë që buzëkuqi i kuq mat të cilën e kishte përdorur gjatë emisionit na sjellë disa detaje.

 

Kur do të dalë në qarkullim?

Gomez, sot në Instagram e dha lajmin e datës kur do të lëshohet në qarkullim zyrtarisht linja e saj. “Njerëz, unë kam punuar në këtë projekt të veçantë për dy vite dhe tashmë mund të them edhe zyrtarisht që Rare Beauty është duke e vënë në qarkullim në dyqanet e Sephoras në Amerikën Veriore këtë verë!” kishte shkruar ajo. “Kam ende gjëra që do t’i ndaj me ju dhe mezi pres ta bëjë një gjë të tillë.” Dhe as bota e bukurisë nuk mund të pres më.

 

Burimi: vogue.com