Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Sekretet e mahnitshme për një grim të përsosur si Kim Kardashian

Mario, stilisti i grimit të Kim Kardashian ka ndarë këshillat më të mira, truket dhe rekomandimet e produkteve kozmetike deri në arritjen e grimit të përsosur. Gjeni kohën e nevojshme për ti praktikuar këto truke të dobishme.

  1. Së pari grimi, e më pas flokët. Preferohet që së pari të rregullohet grimi e pastaj flokët sepse fytyra juaj mund të bëhet gjithandej me llak dhe sprej, gjë që kërkon kohë shtesë për pastrim me peceta të lagështa.
  2. Përdorni produkt hidratues. Grimieri Mario rekomandon që të aplikoni një krem për zbutje në tërë fytyrën, qafën dhe gjoksin -kjo me të vërtetë ndihmon shumë që baza të shtrihet më lehtë. Ai thekson se nuk dëshiron të krijojë barrierë mes lëkurës dhe makeup-it, andaj edhe nuk preferon Primer-in.
  3. Aplikoni bazën (fondacionin) gjithandej. Ju ndoshta mund ta shtrini atë në ballë, hundë, mjekërr, faqe, por ku janë qepallat, gjoksi, veshët, madje edhe këmbët? Mario thekson se për një pamje sa më spektakolare në tapetin e kuq, ai merret shumë me perfeksionimin e personave të famshëm, i cili punon nga koka deri te këmbët, për të finalizuar punën e tij të shkëlqyer.
  4. Aplikoni pudër pluhur. Mario thekson se pas shtrirjes së mirë të bazës, duhet aplikuar pudër në formë pluhuri apo spreji rreth fytyrës, në mënyrë që të krijoni ekuilibër më të mirë dhe mos të krijoni njolla në fytyrë.
  5. Krijoni një efekt delikat ombre me vetullat tuaja. Mario kalon një kohë të gjatë në përsosjen e vetullave të Kim Kardashian, dhe është mëse e qartë – efekti është transformues. Për mbushjen e qosheve të jashtme të vetullave, ai përdor nuancë më të errët, ndërsa nuancën kaftë më të lehtë, e cila është më e butë dhe e ëmbël, në pjesën e brendshme të vetullave.
  6. Së pari kremërat, më pas pudrat. Ashtu sikur me fytyrën, Mario nuk lejon aplikimin e Primer-it rreth zonës së syve, por lejon që kremi të laujë rolin e mbajtjes së pigmentit gjatë gjithë ditës. Aplikimi i pudrës pas kremit, e bën pamjen tuaj më intenzive dhe mahnitëse.
  7. Trefishoni lajnerin e syve gjatë grimit. Nëse keni vetëm një llajner për sy në çantën tuaj, atëherë e keni shumë gabim. “Unë zakonisht bëj tri deri katër shtresa të lajnerit për sytë”, tregon Mario gajtë ecurisë së përshkrimit të tutorialit. Pyesni vallë pse një përpjekje aq e mundimshme? “Epo, unë parapëlqej të bëj këtë sepse kjo i jep një përkufizim të bukur dhe duket shumë mbresëlënëse”.
  8. Eliminoni rrathët e errët poshtë syve. Mario thekson të aplikoni një shtresë të trashë të fshehësit (concealer) në formën e një trekëndëshi me kokë te poshtë, shtrini mirë me një brushë përgjatë gjithë zonës derisa të unifikohet me bazën. Më pas, përdorni një sfungjer për të zbutur pamjen me pak pudër.
  9. Krijoni efektin e qerpikëve natyral. Mario krijon efektin e syve të hapur, me anë të maskarave origjinale voluminoze duke e aplikuar nga rrënjet deri lart e më pas me anë të një krehëri i rregullon mos të ngjiten. Më pas, me anë të pincetës dhe ngjitësi të zi, ai fillon aplikimin e qerpikëve artificial me madhësi të ndryshme, më të gjata në qoshet anësore, ndërsa më mesataret kah fillimi. Kjo të jep një pamje shumë natyrale sikur të keni qerpikët e juaj në gjendje natyrale, dhe përfundon punën duke i lyer sërish me maskarë.
  10. Aplikoni kontura, hijëzim dhe skuqës faqesh. Kjo është pjesa ku ai bëhet i ashpër i cili me përdorimin e brushës dhe bronzerit thekson tiparet e fytyrës në mënyrë të hatashme, duke i ndarë me nuanca më të lehta dhe të rënda, varësisht nga përkufizimi i fytyrës. Pas konturave dhe hijëzimit, finalizon punën me pak skuqës të faqeve dhe rezultati është i pabesueshëm.