Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Sekretet e lashta të bukurisë për trupin tuaj!

A keni menduar se si civilizimet antike kanë menaxhuar mbajtjen e lëkurës së butë dhe të bukur? Në atë kohë sigurisht që kanë munguar medikamentet dhe produktet e bukurisë mirëpo cili është sekreti i tyre?

Pasiqë kozmetika nuk ka qenë e pranishme në atë kohë, civilizimet antike janë mbështetur në burime natyrore për të mirëmbajtur bukurinë e tyre. Është interesante që nga ata mund të mësojmë shumë gjëra se si të mbajmë lëkurën të re dhe shkëlqyese pa kozmetikën moderne.

Vaskat herbale

Femrat greke, sikurse edhe atletët grekë, kanë adhuruar vaskat me bimë si një formë për relaksim të nyjeve të tendosura. Këto vaska kanë qenë të ngjashme me vaskat kripore sot dhe janë bërë kur kanë vuajtur nga dhimbjet e muskujve dhe nyjeve.

Limoni

Zbardhja e flokëve ka qenë trend që në atë kohë dhe në mungesë të ngjyrës së flokëve, grekët antikë kanë përdorur limonin dhe rrezet e diellit për të bërë flokët e tyre një nuancë apo dy më të hapura. Ata kanë aplikuar lëng limoni në flokë dhe më pas kanë ecur të ekspozuar në diell për të zbardhur flokët. Edhe uthulla është përdorur për të njejtin qëllim.

Vaj bajame

Ky vaj ka simbolizuar shpresën dhe durimin në Mitologjinë greke dhe është përdorur zakonisht për të forcuar flokët dhe për të hidratuar lëkurën. Vaji i bajameve është i pasur me acide palmitike, linoleike dhe oleike si dhe me vitaminë K dhe E që besohet se e ushqejnë lëkurën thellësisht.

Mjalti

Grekët kanë adhuruar lëkurën e tyre të bardhë dhe faqet e kuqe andaj kur kanë kuptuar se mjalti ka aftësi zbardhuese që mund të përdoret në lëkurë, janë mahnitur. Ata kanë kombinuar mjaltin me vajin e ullirit dhe më pas e kanë aplikuar në lëkurë. Ky trajtim natyral e bën lëkurën më të butë dhe më të bardhë dhe ia vlen të provohet nëse dëshironi lëkurë më të zbehtë.

Argjili

Një tjetër përbërës i përdorur në lashtësi ka qenë argjila apo balta. Kjo është ashtu pasiqë ajo përmban minerale që pastrojnë lëkurën dhe e reduktojnë pezmatimin që vjen me bllokimin e poreve.

Vaji i ullirit

Pema e ullirit ka qenë e konsideruar e shenjtë nga Grekët e lashtë dhe ka sjellur shumë përfitime për lëkurën, flokët dhe shëndetin e përgjithshëm. Grekët e kanë përdorur edhe si mbrojtje kundër rrezeve të diellit, praktikë që është e gjallë edhe sot.