Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Rihanna ju fton që të merrni pjesë në Universitetin Fenty

Klasa ka filluar dhe Rihanna është mësuesja e juaj.

Nëse keni ëndërruar rreth asaj nëse do të mësonit rreth grimit nga Rihanna apo keni hamëndësuar se çka është në të vërtetë sekreti rreth lëkurës së saj shkëlqyese, ndëgjoni këtu.

Këngëtarja dhe ndërmarrësja është duke e vendosur pozitën e punës si “mësuese” në CV-në e saj mbresëlënëse, falë Univerzitetit të Bukurisë Fenty, i cili fillon këtë javë.

Një seri e ligjeratave virtuale të grimit (e para nga këto është bërë në fillim të shtatorit), u ofron “studentëve” një mundësi për të mësuar se si krijohen pamjet më të preferuara të Rihanna’s nga videot e saj muzikore dhe nga shfaqjet e saj në tepihët e kuq, derisa ju ndihmon juve se si të mësoni gjërat themelore, duke përfshirë përfundimin e bukur të lëkurës.

Klasat do të udhëhiqen nga artistët e famshëm të grimit që qëndrojnë prapa këtyre pamjeve—Hector Espinal dhe Priscilla Ono—që të dytë janë mjeshtër sa i përket “Fenty Face,” një pseudonim që i është dhënë përfundimit natyral me super shkëlqim (jo ngjitëse apo i mbuluar me hi) që Rihanna ka mundur poashtu të ketë patentuar.

Të zbërthyera në 3 kategori përgjatë tre javëve, ligjeratat do të fokusohen në arritjen e shkëlqimit “pak-nga-brenda” për të gjitha tonet dhe llojet e lëkurës (duke i mbuluar të gjitha bazat); zotërimin e disa pamjeve ikonike për sytë tuaj (All Eyez on Me); dhe zbulimin e buzëkuqit sekret (Perfecting Your Pout).

E gjetur në platformat shoqërore mediale Fenty, klasat do të jenë në formatin se si të bëhen video-ligjeratat me udhëzime hap-pas-hapi. Aty do të jenë poashtu kuize interaktive për të testuar njohuritë tuaja, duke përfshirë dhe mundësitë për të fituar çmimin e posaçëm Fenty Beauty apo të shpalleni “studenti i javës ” në llogarinë e brendit në Instagram, gjithashtu.

Mikëpritja e artistëve dhe ekspertëve të grimit nga e gjithë bota do të jetë në dispozicion për t’ju udhëzuar, që nënkupton që klasat janë të dizajnuara për t’ju përshtatur të apasionuarve të grimit që janë super të sigurt me paletën e hijeve, deri tek marrja e një brushe pak a shumë për herë të parë.

Mezi presim që të fillojnë ligjeratat.

 

Burimi: harpersbazaar.com