Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Qimet e trupit janë natyrale. Mendimi ndryshe mund të jetë i rrezikshëm

Qimja e trupit që duket, shihet rrallë. Është aq e rrallë sa që qimet ndërsjetull tek një person i famshëm bëhet lajm dite. Për ne, shfaqja e saj në publik – madje edhe në plazhë, kur jeni gati lakuriq – është gati si një deklaratë politike në vetvete. Gjithnjë e më shumë, femrat heqin të gjitha qimet e dukshme të trupit, duke përfshirë edhe ato që duken. Meshkujt poashtu kanë filluar të mendojnë në këtë drejtim, prandaj popullariteti i rritjes së depilimit me teknikë dylli ka filluar të zë dhenë. Gjokset me qime të artistëve të Playboy nuk janë më. Aq e thjesht, qimet e trupit nuk janë më veçori e një trupi ideal.

Por nuk është vetëm një trup ideal që është pa qime – çdo trup duhet të jetë pa qime çdo ditë. Është trupi me qime që shfaqet në publik, që konsiderohet jonormale dhe jonatyrale, edhe pse qimet rriten në trupat tanë në çdo moment të jetës sonë. Si një filozof i moralit, kjo rritje tinzare e kërkesave ndaj bukurisë – dhe se si trupi i zmadhuar është duke u bërë “normalja” dhe nganjëherë edhe trup “natyral” – më shqetësojnë mua. Dhe kjo nuk përfundon këtu.

Dhe që duhet të bëjmë më shumë punë për të krijuar “normalitet” apo “natyra” kjo është e qartë. Nëse dëshirojmë t’i heqim qimet nga trupi jonë, ne duhet të bëjmë më shumë rruajtje, shkulje, depilim dhe me lazer. (Ndërkohë, kur vie puna tek kokat tona, flokët tona duhet të jenë të tepërta në sasi, dhe ne i lyejmë, i stilojmë, i valëzojmë i shtojmë dhe i implantojmë.) Kjo punë është shumë kërkuese – dhe sa është kërkuese – njihet shumë pak. Në vend të kësaj, është i normalizuar.

Pasi që trupi me qime bëhet trupi i vetëm i pranueshëm, ndodhë një zhvendosje dramatike. Heqja e qimeve ndalon së qenuri praktikë e bukurisë, dhe bëhet e ripërcaktuar si një praktikë higjiene, si pjesë e mirëmbajtjes së ashtu-quajtur “rutina”. Heqja e qimeve bëhet diçka që ne duhet ta bëjmë, një kusht. Nuk është një opcion që duhet të refuzoni, si larja e dhëmbëve, por pa përfitime shëndetësore. Praktikat e bukurisë janë të buta dhe opcionale; praktikat higjienike janë të nevojshme dhe të kërkuara. Ju nuk keni nevojë të bëni praktikë bukurie; ju duhet të bëni diçka që ta arrini standardet minimale, vetëm që të bëhen normale. Në momentin që ndërrimi i rutinës përfundon, fakti që kjo është një praktikë bukurie shumë kërkuese bëhet e padukshme.

Kjo vetëm se ka ndodhur tek stilimi për flokët dhe, nganjëherë, edhe lyerja e flokëve dhe aplikimi ditor i të gjitha locioneve dhe ilaçeve. Kjo gjë poashtu ka ndodhur tek fitnesi: disa nga dietat tona dhe shprehitë e ushtrimeve fizike – për të krijuar trup me muskuj të mëdhenj apo për të kombinuar stër-hollimin me vijë të fuqishme të lakuar – nuk janë më për shëndetin por janë për bukurinë. Më shumë dhe madje edhe më shumë dramatike, do të jetë e vështirë që të njihen ato trupa pa qime që nuk janë trupa natyrale, edhe pse kjo është e kundërta e të vërtetës. Trupat rrisin flokë!

Kjo e tëra vie me një çmim të lartë, në mënyra të shumëfishta. Duke e marr parasysh që kërkesat për bukurinë janë gjithnjë në rritje, jo vetëm se duhet të bëjmë më shumë gjatë gjithë kohës, por natyra e tyre ndryshon poashtu. Bukuria bëhet më e rëndësishme. Ka filluar që të funksionoj si një ideal etik. Bukuria është shpesh – me të drejtë apo jo me të drejtë – vlerësohen më së shumti. Kjo është ajo çka mendojmë ne më së shumti, flasim rreth saj dhe rreth asaj se çka shpenzojmë kohë dhe nga e cila fitojmë para. Nëse ne jemi të mirë në bukuri, ne ndjehemi shumë mirë, virtytshëm; nëse jemi të këqij, ne ndjehemi se nuk jemi mirë, pa marr parasysh se çka bëjmë tjetër. Ne i gjykojmë të tjerët gjithashtu në atë se si duken. Ne bëjmë parashikime rreth asaj se si njerëzit janë dhe sa janë ata të suksesshëm. Ne lexojmë tipare të karakteristikave drejtpërdrejt nga pamjet dhe ne fillojmë ta bëjmë këtë qysh kur jemi 4 vjeçar.

Në këtë dritë, kritika ndaj qimeve të trupit nuk është e parëndësishme apo gjë e vogël. Për të hequr qimet nga trupi nuk është modë e gabuar. Nuk është si të kemi veshur platforma kur stiletot janë në modë, apo bootcuts kur xhinset e ngushta nuk janë të kudondodhura. Në fakt, kur kemi të bëjmë me modën, më shumë dallime apo shmangje lejohen në krahasim se qysh ishte më herët vetëm një herë. Më herët ishte materiali i kthyer mprapsht apo prerja ishte shfaqur nëse nuk mund të mbanit; kjo është më pak e vërtetë sot. Por diversiteti në fustan fsheh ngjajshmërinë që shoqëria kërkon nga trupat tanë. Ju mund ende të ndjeheni të turpëruar nga rrobat për ushtrime fizike që nuk janë markë e njohur, por rrobat nuk janë trupi, ato nuk janë vetja. Turpi nga trupi, pasi që bukuria bëhet etikë, bëhet e turpshme nga vetja. Është shumë më serioze.

Standardet dhe përpjekjet vetëm do të rriten pasi që ky model përsëritet, dhe ideali i bukurisë bëhet etikë ideale dhe “bërja e bukurisë” bëhet detyrë morale. Të gjitha praktikat e bukurisë janë më pak të veçanta se sa kanë qenë më herët, nga thonjt me gell tek Botoksat tek mbushësat. Në disa vende ndërhyrja kirugjikale është vetëm një rutinë – si blefaroplasti apo “qepallat e dyfishta”, në Korenë e Veriut. Nëse ky trend vazhdon, shumë veçori që janë shumë vështirë t’i arrini – siç është trupi pa qime – mund të bëhen të nevojshme. Ato mund të kërkohen që të mos jenë të bukura apo të përsosura, por vetëm të jenë mjaftueshëm të bukura, të jenë normale.

 

Burimi: time.com