Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Qimet e tepërta dhe të padëshiruara tek femrat

Kuptimi i qimeve të tepërta

Qimet e tepërta dhe të padëshiruara që rriten në trupin dhe fytyrën e femrës janë rezultat i gjendjes shëndetësore të quajtur hirsutizëm. Të gjtha femrat kanë qime në fytyrë dhe trup, por ato janë zakonisht shumë të bukura dhe përmbajnë ngjyrë të lehtë.

Dallimi kryesor në mes të qimes tipike në trupin dhe fytyrën e femrës (“qime pjeshke”) dhe qimes të shkaktuar nga hirsutizmi është tekstura. Qimet e tepërta apo të padëshiruara që rriten në fytyrën, duart, shpinën apo krahrorin e femrës janë zakonisht të trasha dhe të errëta. Tiparet e rritjes së hirsutizmit tek femrat shoqërohet me virilizim. Femrat me këtë gjendje shëndetësore kanë karakteristika që zakonisht shoqërohen me hormone mashkullore.

Hirsutizmi është e njejta gjë si hipertrikoza, e cila i referohet qimes së tepërt në sipërfaqet që nuk janë të varura në androgjene (hormonet mashkullore). Hirsutizmi është qimja e tepërt që zakonisht shihet tek meshkujt, siç janë fytyra dhe abdomeni i ulët. Hipertrikoza, në anën tjetër, mund të shtoj qimet kudo në trup.

Në bazë të Revistës Indiane për Dermatologjinë, hirsutizmi ndikon tek 5 – 10% të femrave. Ai ka prirje të jetë familjare, prandaj gjasat janë që ju të keni qime të padëshiruara nëse nëna ose motra apo femrat e tjera të afërme i posedojnë ato. Femra mediterane, aziatike jugore si dhe trashigimia e lindjes së mesme kanë më shumë gjasë që të zhvillojnë këtë tipar shëndetësor.

Prania e qimeve të tepërta në trup mund të shkaktojnë ndjenja të vetë-ndërgjegjjes, por kjo nuk është e rrezikshme. Sidoqoftë, mungesa e balancës hormonale që mund të shkaktoj atë mund të kompromitoj shëndetin e femrës.

Pse i rrisin femrat qimet e tepërta dhe të padëshiruara?

Femrat zhvillojnë qime të tepërta në trup apo në fytyrë për shkak të niveleve më të larta se ato normale të androgjeneve, duke përfshirë, testostosteronet. Të gjitha femrat prodhojnë androgjene, por nivelet mbesin zakonisht të ulëta. Kjo gjendje mund të shkaktoj një tipar mashkullor të rritjes së qimes si dhe karakteristikave të tjera mashkullore, siç janë zëri i thellë.

Sindromi policistik ovarian

Sindromi policistik ovarian është një shkaktar i zakonshëm i hirsutizmit. Përbën tre nga katër rastet e hirsutizmit, në bazë të Fizikantëve Amerikan Familjar. Cistat beninje që formohen në vezore mund të ndikojnë në prodhimin hormonal, duke shkaktuar kështu cikle të parregullta menstruale si dhe fertilitet të ulët. Zyra për Shëndetin e Femrës deklaron që femrat me PCOS shpeshherë kanë akne mesatare deri ato të rënda dhe kanë prirje të jenë mbi peshë. Simptomat shtesë mund të përfshijnë:

  • lodhje
  • ndryshim i disponimit
  • infertilitet
  • dhimbje e legenit
  • kokëdhembje
  • probleme me gjumë

Çrregullimet e gjëndrave veshkore

Forma të tjera të mungesës së balancës hormonale që shkakton rritje të tepërt të qimes përfshinë këto çrregullime të gjëndrave veshkore:

  • kancer i veshkës
  • tumorët adrenal
  • hiperpasia e lidhur e veshkave
  • sëmundja Cushing

Gjëndrat veshkore, të vendosura pakëz më lartë se veshkat tuaja, janë përgjegjës për prodhimin hormonal. Njerëzit me hiperplazi të gjëndrave veshkore janë të lindura pa enzime që janë të nevojshme për prodhimin hormonal. Ata me sëmundje Kushing kanë nivele më të larta se normalja e kortisolit. Kortisoli nganjëherë quhet “hormoni i stresit.” Të gjitha këto gjendje shëndetësore mund të ndikojnë në mënyrën që trupi i juaj prodhon androgjene.

Simptomat e çrregullimeve të gjëndrave veshkore përfshijnë:

  • shtypja e lartë e gjakut
  • dobësia e eshtrave dhe e muskujve
  • pesha e tepërt në pjesën e lartë të trupit
  • kokëdhimbjet
  • nivelet e larta dhe të ulëta të sheqerit në gjak

Medikamente

Rritja e tepërt e qimeve të trupit dhe të fytyrës mund të rezultoj poashtu në konsumimin e këtyre medikamenteve të poshtëshënuara:

  • minoksidil, i cili përdoret për të stimuluar rritjen e flokut
  • steriodet anabolike, të cilat janë variacione sintetike të testosteroneve
  • testosteronet, të cilat mund të merren në rastet e çrregullimeve të tyre
  • ciclosporina, e cila është një medikament shtypës i medikamentit që përdoret shpesh para transplanteve të organeve

Në disa raste, femrat mund të përjetojnë hirsutizëm idiopatik, që do të thotë që nuk ka shkaktar të zbulueshëm se si është zhvilluar hirsutizmi. Është zakonisht kronike dhe mund të jetë më e vështirë për ta trajtuar.

Hirsutizmi diagnostikues

Doktori i juaj do të marr një historik të detajuar medicinal kur diagnostikohet hirsutizmi. Diskutoni përdorimin e medikamenteve me mjekun tuaj për të përcaktuar shkaktarin e gjendjes suaj shëndetësore. Mjeku i juaj me shumë gjasë do të kërkoj testet e gjakut për të matur nivelet tuaja hormonale. Në disa raste, mjeku i juaj mund poashtu të marr mostrat e gjakut për tu siguruar që ju nuk keni diabet.

Ultrazërat apo skenimet MRI e vezoreve tuaj dhe gjëndrave veshkore mund të jenë të nevojshme për të kontrolluar praninë e tumorëve apo cistave.

 

Burimi: healthline.com