Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Pse pedikyrët kanë jetëgjatësi më të madhe sesa manikyrët?

A e keni vërejtur ndonjëherë edhe nëse bëni manikyr dhe pedikyr në të njejtën kohë, se llaku në thonjt e dorës tuaj fillon të çahet brenda pak ditësh, përderisa llaku në thonjt e gishave të këmbës qëndron në gjendje të njejtë për disa javë? Ju nuk jeni i vetmi që besoni kështu! Lexoni më poshtë se pse pedikyri i juaj ka qëndrueshmëri më të madhe se manikyri i juaj dhe lexoni poashtu rreth mënyrave për të zgjatur jetëgjatësine e llakut pa marr parasysh se ku e aplikoni atë.

Më pak traumë

Mendoni rreth çdo gjëje që bëni gjatë ditës sa i përket duarve tuaja. Nga shkrimi i mesazheve në telefon, tek shkrimi në kompjuter, majet e thonjve tuaj dëmtohen – është madje e habitshme se si llaku qëndron për më shumë se disa orë! Edhe nëse mbathni sandalle përgjatë gjithë ditës, gishtat e këmbës nuk janë edhe aq të cenueshme, duke e bërë llakun me më pak gjasa për tu thyer. Këshilla e jonë? Përdorni leckat e gishtave tuaj në vend të majeve të thonjve tuaj për ta kryer punën.

Ekspozim ndaj një sasie të vogël të ujit

Ju lani duart disa herë brenda ditës, gjë e cila mund të rezultoj në tharje si dhe të shkaktoj çarje të parakohshme. Ndoshta gjasat janë të mëdha që ju i thithni thonjt tuaj para manikyrit, e cila shkakton që thoi i juaj të shtrydhet për më shumë ditë. Një shërbim pa ujë. Jo vetëm se do t’ju ndihmoj që llaku të ketë jetëgjatësi më të madhe – por poashtu ndikon që të reduktohet niveli i përdorimit të ujit.

Gjatësi me të shkurtra

Kur vie puna tek thonjt, disa gra preferojnë maje më të shkurtra përderisa të tjerat preferojnë gjatësi më të mëdha. Duke iu falenderuar kësaj, rregulla e njejtë zakonisht nuk është e vlefshme për gishtat e këmbëve – shumica e grave proferojnë që thonjt e gishtave të këmbëve të jenë të shkurtra në mënyrë që të parandalohet zënia dhe rritja e thonjve në brendësi të lëkurës. Për shkak se thonjt e gishtave të këmbës janë më të shkurtër, gjasat janë shumë të vogla që ato të ndeshen me diçka të fortë – duke nënkuptuar që llaku i juaj mund të qëndroj në vend për javë të tëra. Nëse jeni duke kërkuar të zgjatni jetëgjatësinë e manikyrit tuaj, më së miri është që të mbahen majet e thonjve të shkurtra.

 

Burimi: nailstyle.com