Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Pse leckat për puçrra janë aksesorët e përkryer në epokën tonë…

“Mbani lecka për puçrra ndër maskat tuaja,” shkruante në një baner të mbajtur nga Dude With Sign në një meme që rrishtazi e vërejta në faqen në Instagram të webfaqes së K-beauty, Soko Glam. Në fillim më bëri të qeshë, por më pastaj fillova të mendoj: Në këtë periudhë të maskave, kur mbajtja e tyra është duke shkaktuar irritim nga shpërthimi i puçrrave dhe njollat, si nuk më ka ndodhur mua ende kjo strategji e ndjeshme?

Përkundër që në fillim më humbi mendja, është një praktikë që unë menjëherë fillova ta bëjë në vrimat që filluan të merrnin formë përreth mollëzave dhe mjekrës. “Leckat e puçrrave thithin mbetjet që janë kurthuar ndër lëkurë për të sheshuar puçrrat dhe për të mbrojtur plagën nga bakteriet e jashtme apo nga pickimi i fytyrës,” shpjegon Soko Glam, bashkëthemeluese dhe eksperte e K-beauty Charlotte Cho të përfitimeve të shumëfishta në përdorimin e leckave për puçrra gjatë kësaj kohe. Dermatologu nga qyteti i New Yorkut, Rachel Nazarian pajtohet që ato janë të dobishme në adresimin e një numri puçrrash, duke përfshirë dhe flakërimet që shkaktohen nga aknet. “Çka i bën ato një opcion madhështor është që ato e mbrojnë sipërfaqen nga elementet që shkaktojnë irritim nga puçrrat ndër maskën tuaj,” shpjegon ai, duke nënvizuar që shumë trajtime përmbajnë veshje hidrokollide, një metodë kjo që është përdorur për një kohë të gjatë për shërimin e plagëve gjatë përkujdesjes së lëkurës. “Ato veprojnë si barrierë kundër bakterieve dhe lagështisë që krijohen si rezultat i frymëmarrjes, dhe poashtu nga fërkimi kronik që vie si rezultat i mbajtjes së maskës.”

Për të minimizuar inflamacionin dhe zvogëluar gjatësinë që paraqesin puçrrat, Nazarian sugjeron përdorimin e leckave për puçrra herët, kur shihni apo ndjeni formimin e vrimave të kuqe. Ai poashtu potencon rëndësinë e zgjedhjes së leckave që përshtaten me madhësinë e puçrrave në fytyrën tuaj, në mënyrë që ju të mos mbuloni shumë pjesën normale të lëkurës që mund të irritohet nga disa përbërës. Në këtë shënim, kur keni dyshime, përdorni lecka në pjesën e butë sa i përket përbërësve. Hidrokolloidi në masë të madhe konsiderohet si përbërës dallues për shërimin e puçrrave të bardha, pasi që ajo krijon mundësi të frymëmarrjes duke mundësuar kështu një barrierë mbrojtëse që stimulon shërimin dhe që e përshpejton largimin e puçrrës. Për më shumë, përbërësit që janë të tolerueshëm dhe qetësues siç janë çaji i drurit, calendula dhe acidi hyaluronik mund poashtu të ndihmojnë në reduktimin e skuqjes dhe shfaqjes së gungave.

Një gjë që duhet ta kujtojmë është se leckat për puçrra janë për të trajtuar gungat e akneve, në krahasim me maskat parandaluese. “Lecka e puçrrave është një mbështetje kur aknet krijohet përkundër përpjekjeve tona të mëdha,” shpjegon Nazarian. “Por, për shkak se nuk janë parandaluese, përdorimi i leckave si një qasje monoterapeutike do të thotë që kurrë në fakt nuk ndalen së shpërthyeri ato. “Si rezultat, duhet të mbarëvajmë këtë regjim parandalues – pastrimin, shtresimin dhe hidratimin, në mënyrë që aktivisht të ulim numrin e shpërthimeve në të ardhmen.

 

Burimi: vogue.com